Libri digjital, Albas takim me mësuesit në Vlorë e Peqin

Albas vijon trajnimet për librin digjital në çdo skaj të Shqipërisë. Ekipi i trajnimeve ndaloi në Vlorë në tre shkollat digjitale atje “Halim Xhelo”, “Ali Demi”, “Hasan Pulo”, Orikum. Albas ishte edhe në shkollën “Zihni Magani” në Peqin.

Ekipi i trajnimeve të Albas ka udhëtuar në çdo shkollë dhe ka parë nga afër se si po përdoret libri digjital në të gjitha shkollat. Interesi i mësuesve për librin digjital është i lartë dhe ata kanë marrë pjesë në të gjitha takimet me trajnerët dhe autorët e librave në Albas.

Albas vijon trajnimet për librin digjital në çdo skaj të Shqipërisë. Ekipi i trajnimeve ndaloi në Vlorë në tre shkollat digjitale atje “Halim Xhelo”, “Ali Demi”, “Hasan Pulo”, Orikum.

Qëllimi i takimit ishte ofrimi i asistencës teknike në shkollat digjitale, trajnim dhe prezantim io rëve model për tekstin digjital si dhe bashkëbisedim me autorët e teksteve; elemente këto të domosdoshme për punën e mësuesve.

Mësuesit, tashmë përdorues të platformës digjitale e-libri shkollor albas, ndanë me ekipin e trajnimeve eksperiencat e tyre dhe ndoqën nga afër orë model të përgatitura duke u mbështetur në tekstet digjitale.

Mësuesit që punojnë metekstet e albas kanë kërkuar orë model për gjithsecilën lëndë, kështu që orët model janë mirëpritur prej tyre. 

Stafi i trajnimeve ishte në Peqin, në shkollën “Zihni Magani” ku zhvilluan një takim me mësuesit e kësaj shkolle. Të përgatitur, të interesuar edhe për detajet më të vogla ata treguan se janë të gatshëm të mësojnë çdo gjë që shërben për një mësimdhënie të suksesshme.

Të gjithë mësuesit morën pjesë në takim duke i dhënë trajtën e një bashkëbisedimi trajnimit. Ata e konsideruan një sukses digjitalizimin e teksteve dhe kërkuan që kjo teknologji të përdoret në të gjitha klasat dhe jo vetëm në një laborator, por kushtet teknike e bëjnë të pamundur këtë.

Dëshira e mësuesve ishte që çdo nxënës të kishte mundësi të zhvillonte mësimin me tableta dhe mësuesit të mund të shpjegonin me video-projektor. 

Trajnimet do të vijojnë, prandaj për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: info@portalishkollor.al ose në numrat 04231 9002 dhe 0697098026.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Momente gjatë punës në javën e projekteve

Next Article

Si është shkolla sot, ashtu do të jetë e ardhmja e Shqipërisë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427