Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Libri digjital, Albas bashkëbisedim me mësuesit

Albas është pranë mësuesve dhe nxënësve në të gjitha shkollat në vend. Ditën e shtunë Shtëpia Botuese Albas mirëpriti në qendrën e trajnimeve mësuesit e shkollave 9-vjeçare: “Ramazan Jarani”, “Ylber”, “Vasil Shanto”, “Vajdin Lamaj”, “Thimi Tani”si dhe ishte në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” në kryeqytet.

Mësuesit biseduan nga afër me ekspertët e digjitalizimit dhe ndoqën një orë model duke përdorur tekstin digjital dhe materialet multimediale të përgatitur nga Drita Kolndreu. Eksperti i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija, ju shpjegoi mësuesve funksionin e secilës ikonë që ndodhet në tekst, si të ruajnë materiale, të bëjnë nënvizime në tekst, të shtojnë materiale etj. 

Ekipi i trajnerëve të Portalit Shkollor Albas ishte në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” dhe bisedoi nga afër me drejtorin e shkollës Genci Mosho si dhe me mësuesite kësaj shkolle për librin digjital dhe mundësitë që ofron ai.

Mësuesit shprehen interes për të gjitha risitë që sjell Albas në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Mësuesja e gjuhës dhe letërsisë, Lindita Fejzo, na tregon se dita e punës në shkollë ka ritmikën e vet dhe larmishmërinë emocionale dhe problematike. Ajo na tregon se komunikimi i saj me nxënësit është shumë i kënaqshëm për çështjet mësimore, por edhe më gjerë se kaq.

“Krijimi, kjo është dhunti që një pjesë e vogël e nxënësve e shprehin. Përpiqem të zgjoj ndjenjën e së bukurës tek nxënësit, por duhet punuar më shumë në drejtim të motivimit. Veprimtaritë që nxënësit e mi zhvillojnë me dëshirë janë: interpretimi, dramatizimi, spektakli po për hir të së vërtetës nuk është se kemi infrastrukturë shumë motivuese!”, rrëfen mësuesja e gjuhës dhe letërsisë në shkollën “Bajram Curri”.

Trajnimet do të vazhdojnë dhe mësuesit do të njoftohen nga drejtorët e shkollave, me të cilët do të kontaktojmë ne, për orën dhe datën. Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: info@portalishkollor.al ose në numrat 042319002 dhe 0697098026.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Zyrtarët finlandezë kërkojnë të heqin të gjitha lëndët shkollore

Next Article

Me sytë nga ekrani

Related Posts
më shumë

Ulqini 2015

Shtëpia Botuese “Albas” edhe këtë vit ishte pjesëmarrëse në Panairin e Librit “Ulqini 2015”. Në këtë panair pati…

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481