Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Letër falenderimi për mësuesen time

Lorenca Shkira, nxënësja e klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Myredin Bashalli”, Lin, i drejton një letër mësueses së saj, Dhurata Velo, në të cilën i shpreh mirënjohjen dhe dashurinë.

E dashur mësuese,

Ti pa u lodhur dhe me durim arrite të na edukosh dhe të na shpjegosh gjithçka. Këto fjalë janë shumë pak në krahasim me atë që na ke mesuar këto pesë vite. Sa shpejt iku edhe ky vit shkollor. Edhe pse larg njëti-tjetrit, ia dolëm t’ia kalojmë bukur dhe falë mësueses nuk lejuam të na kalojë mësim pa mësuar.

Vërtet ia dolëm, por me ty mësuese që pa u lodhur na i shpjegoje të gjithëve një nga një mësimet. Në shtator fillon shkolla por nuk do të jemi më me ty mësuese. Gjithçka që kemi mësuar nga ty do ta mbajmë vath në vesh, dhe do të nderojmë ty e veten tonë.

Dija është ajo që ti na ke mësuar dhe ushqyer. Shpresoj që vitin e ri shkollor të kesh nxënës eshe më të mirë dhe t’i mësosh ashtu siç di ti. Ju uroj pushime të mbara dhe me shëndet shokëve dhe shoqeve të klasës së pestë, gjithashtu edhe ty mësuese.

Ju përqafoj të gjithëve,

Lorenca Shkira

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. Pingback: forum-7.ru
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Klubi letrar i familjes, përvojë edukuese dhe argëtuese

Next Article

Ministrja Shahini jep sqarime për kualifikimin e mësuesve, portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe për praktikantët

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481