Leku… një shekull i shkruar gabim!

KARTMONEDHA

Paraja jonë, leku, për herë të parë u fut në përdorim në vitin 1924, nga mbreti Ahmet Zogu.

Disa burime thonë se emërtimi i tij vjen për nder të Aleksandrit të Madh, mbretit shqiptaro-maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët, kurse një burim tjetër thotë se emërtimi i tij vjen nga feudali shqiptar i shekullit XV, Lekë Dukagjini.

Dhe leku, paraja jonë, për pak vite mbush 100 vjet, një shekull…. Po, po, një shekull i shkruar gabim dhe askush nuk ka marrë mundimin të korrigjojë e t’i shkruajë saktë numrat te paratë tona.


Një shekull që e qarkullojmë nëpër duar, që e kemi pjesë të pandarë dhe të rëndësishme të jetës sonë dhe askush nuk ka bërë përpjekje që, të paktën te prerjet e reja, të rregullohen këto gabime dhe ne të kemi një para dinjitoze.

Këtu nuk po flasim vetëm për mosshkrimin e “ë”-së dhe “ç”-së, sepse këtë mund ta justifikojmë me çështje dhe aftësi teknike, që në ditët e sotme edhe ky korrigjim është shumë i lehtë, por flasim për shkrimin gabim të numërorëve shprehje, si: “Pesë mijë lekë”, “Një mijë lekë”, “Dy mijë lekë”, që shkruhen ndaras, por që në paratë tona e gjejmë: “Pesëmijë lekë”, “Dymijë lekë”, “Njëmijë lekë” etj.

Ja rregulla se si shkruhen numërorët:

Numërori është pjesë e ligjëratës që tregon numra abstraktë ose sasi të caktuara sendesh a njerëzish. Ata janë: 

1) fjalë të parme (numrat nga 1 deri në 10): një, dy, tre, katër, pesë…
2) të përngjitura (11 deri në 19), njëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë… 
3) të përbëra (tridhjetë, pesëdhjetë… nëntëdhjetë, njëqind, dyqind etj.) 
4) shprehje (njëzet e një…- 29; tridhjetë e një – 39… njëqind e një, një mijë, një mijë e një, pesë mijë, dhjetë mijë, njëqind mijë etj.).

Pra, mbani mend, numërorët shprehje shkruhen ndaras. Vetëm kur dalin si mbiemra shkruhen bashkë. (Isha i njëqindedyti në radhë).

Le të shpresojmë që leku ynë do të festojë 100-vjetorin e lindjes së tij “i pastër” nga ana drejtshkrimore!

Nga Sevi (Lami) Agolli

Total
0
Shares
3 comments
  1. Hi there are using WordPress for your site platform? I’m new to the blog world but I’m trying to get started and create my own. Do you require any coding knowledge to make your own blog? Any help would be greatly appreciated!

  2. I was very pleased to find this web-site.I wanted to thanks for your time for this wonderful read!! I definitely enjoying every little bit of it and I have you bookmarked to check out new stuff you blog post.

  3. 371131 935236There is noticeably plenty of funds to understand about this. I assume youve produced certain nice points in features also. 622731

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Gjimnazi “Sami Frashëri” solidarizohet me të prekurit nga tërmeti

Next Article

Procedurat e konkurrimit, miratimit, porositjes, shpërndarjes dhe shitjes së teksteve shkollore

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427