Legjendat vijnë nëpërmjet një rrëfimi të moderuar

Ky libër krejtësisht origjinal në strukturën e vet synon të nxitë te fëmijët ndjenjën estetike ndaj të bukurës si dhe dashurinë për të shkuarën dhe të tashmen e vendlindjes së tyre

Risi për botimet e reja “albas” është libri “Legjenda dhe vende shqiptare”, i cili hap projektin për letërsinë gojore shqiptare të sjellë në një mënyrë të re dhe origjinale.

Ky botim është një bashkëpunim i autorëve Rita Petro dhe Tonin Çobani me fotografin Felix Bilani dhe piktoret Ledia Kostandini e Semela Mero.

Në këtë libër fantastikja e legjendave, që vjen përmes ilustrimeve origjinale, ndërthuret me historinë e lashtë të disa vendeve shqiptare, si dhe me pamjen që kanë këto vende sot. Nëpërmjet një guide të ngjashme me guidat turistike, personazhi i librit, fotografi, ka sjellë pamje të mrekullueshme që lidhen me natyrën dhe vendet me trashëgimi të pasur kulturore. Autorët i kanë risjellë legjendat për vendet nëpërmjet një rrëfimi më të moderuar dhe të përshtatshëm për moshën e fëmijëve. Ky libër, krejtësisht origjinal në strukturën e vet, synon të nxitë te fëmijët ndjenjën estetike ndaj së bukurës si dhe dashurinë për të shkuarën dhe të tashmen e vendlindjes së tyre.

“Legjenda dhe vende” për shkak të risive që sjell ka tërhequr vëmendjen e mediave. Kështu ky libër është prezantuar në emisionin e mëngjesit. Për më tepër shikoni videon më poshtë. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mos i thoni fëmijës “hë mo hë”, “hë, mjaft”, “ho mi mo”

Next Article

T’i përjashtojmë detyrat e shtëpisë në shkollën fillore?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427