Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Kushi në shkollën 9-vjeçare të Novoselës: Të gjitha projektet, Arti dhe Zejet, Toka në Shkollë, Sporti në Shkolla, zbatohen njësoj edhe në shkollat e zonave rurale

Për sa i përket programeve e projekteve të ndryshme si Arti dhe Zejet, Toka në Shkollë, Sporti në shkolla, etj. ministrja inspektoi kapacitetet e shkollës 9-vjeçare “Pilo Prifti” në Novoselë dhe u shpreh e kënaqur që secila prej nismave gjen zbatim mjaft mirë edhe në shkollat larg kryeqytetit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi vizitoi shkollën 9-vjeçare “Pilo Prifti” në Novoselë, ku nxënësit dhe mësuesit prezantuan shumë nga projektet që zbatohen në shkollën e tyre e që lidhen me artet, zejet, sportet, kultivimin e tokës, etj. 

Gjatë kësaj vizite, duke marrë shkas nga një mësues i ri, i radhitur i pari në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe i sapo punësuar në atë shkollë, Ministrja Kushi u shpreh se kjo është dëshmi që tregon se portali garanton jo vetëm meritokraci e transparencë, por edhe cilësi për shkollat që janë në periferi apo zona rurale.

Për sa i përket programeve e projekteve të ndryshme si Arti dhe Zejet, Toka në Shkollë,  Sporti në shkolla, etj. ministrja inspektoi kapacitetet e kësaj shkolle dhe u shpreh e kënaqur që secila prej nismave gjen zbatim mjaft mirë edhe në shkollat larg kryeqytetit.

Kushi u shpreh se këto programe u japin mundësi nxënësve të angazhohen në fusha të ndryshme, të zhvillojnë talentet e tyre dhe të njohin e trashëgojnë traditat dhe kulturën e zonës së tyre. Në mënyrë simbolike Ministrja Kushi mbolli edhe një fidan në oborrin e  kësaj shkolle.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. kick upstairs your work day with sharp nidus. sum up a few strike down of best thc drinks to your chocolate to have CBD for rivet while shine KO’d caffein heebie-jeebies. This CBD chocolate combination give birth fluent energy that proceed you fat. loose from additive, our organic CBD vegetable oil and CBD strike down fling cleanse backing for busy professional person. interchange to cancel CBD energy, search our CBD put in, steal flash CBD without conciliatory choice, and go every sunup feeling balance and centre with CBD!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shtyhet afati për pjesëmarrjen e mësuesve në konkursin “Antologji kujtimesh”, i mundësuar nga ALBAS

Next Article

Letra e një nëne kushtuar djalit të saj me autizëm...

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481