Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Kushi: 270 shkolla qendra komunitare, hapësira të shëndetshme për vullnetarizmin dhe aktivizimin e të rinjve

Në vendin tonë janë 270 shkolla qendra komunitare, ku fuqizohet në mënyrë të vazhdueshme partneriteti ‘shkollë-familje-komunitet’ dhe kontribuohet drejtpërdrejt në zhvillimin e potencialit të nxënësve. Këtë të dhënë e bëri të ditur këtë fillim jave Ministrja e MASR, Evis Kushi.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi e ka nisur javën me një postim në rrjetet e saj sociale që lidhet me modelin e suksesshëm të shkollave qendra komunitare, teksa nënvizon dobinë që ato kanë sjellë në komunitet:

“Që prej vitit 2013, kur u ndërmor nisma e shkollës qendër komunitare (SHQK), modeli i saj ka sjellë vetëm dobi ndaj komunitetit duke krijuar hapësira shumë të shëndetshme për vullnetarizmin dhe aktivizimin e të rinjve” – shprehet ajo.

Ministrja Evis Kushi thekson gjithashtu se “Sot kemi 270 shkolla qendra komunitare në vend ku fuqizohet në mënyrë të vazhdueshme partneriteti ‘shkollë-familje-komunitet’ dhe kontribuohet drejtpërdrejt në zhvillimin e potencialit të nxënësve tanë”. 

Në thelb të “Shkollës Qendër Komunitare” ngelet forcimi i bashkëpunimit të shkollës me komunitetin, me pushtetin vendor dhe me organizata e institucione në vend. 

Sipas MASR këto shkolla janë kthyer tashmë në modele shumë të mira që sigurojnë jo vetëm arsim cilësor e mirëqenie sociale për çdo nxënës, por edhe në hapësira ku është ndërtuar një partneritet i fuqishëm “shkollë-familje-komunitet” ku bashkëpunohet intensivisht për shndërrimin e shkollës në një mjedis që i shërben komunitetit, si dhe ndërgjegjëson komunitetin për ta bërë atë një partner të rëndësishëm që e mbështet shkollën.

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Gjuha shqipe përmes letërsisë ndër vite

Next Article

Besjana Rexhepi: Etika dhe përkushtimi i mësimdhënësit pro mësimdhënies efektive dhe bashkëpunimit me prindër

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481