Hyri si traditë të thuash që në ligjërimin e shkruar njerëzit e zakonshëm e shpesh ndoshta ndër ta edhe intelektualë ta shkruajnë fjalën “kamë” në vend të fjalës “kam”. Një trajtim të tillë të kësaj natyre, besoj si një fryt, po e jap pikërisht nëpërmjet këtij artikulli. Artikulli merret me kuptimin leksikor të fjalëve të sipërpërmendura veç e veç dhe përbën njëkohësisht një përmbledhje të shkurtër të normave leksikore.
Ndokush nga ne mund të ketë menduar se fjalë e drejtë është vetëm “kam”, por në fakt realiteti qëndron ndryshe. Edhe fjala “kam”, edhe fjala tjetër “kamë” janë shkruar dhe shkruhen drejt veçqë duhet të dimë se kur ta përdorim njërën e kur tjetrën dhe kurrsesi ta përdorim ndonjërën në vend të tjetrës.
I. Kuptimi i fjalës “kamë”
Me të drejtë një lexues mund ta shndërrojë fonetikisht fjalën “kamë” si për “këmbë” (në bazë të shqiptimit të saj), kur lexon një fragment a ndonjë tekst më të gjerë. Kjo si e tillë mund të parakuptohet në gegërishte, por ligjet e shkencës na çojnë në një kuptim tjetër të fjalës “kamë”. Ja, lexoni këtu! Fjala “kamë” nënkupton një thikë të mprehur nga të dyja anët (sipas fjalorit).
Thikë e mprehur nga të dyja anët, që mbahet në këllëf si armë brezi.
II. Kuptimi i fjalës “kam”
Në ligjërimin tonë të përditshëm, në mediet tona, në shtyp dhe në portale informative përgjithësisht (pak më rrallë) e gjejmë të shkruar fjalën “kamë” në vend të asaj “kam”. FGJSSH-ja jep kuptimin e qartë të fjalës përkatëse. Diçka rreth kuptimit të kësaj fjale po vjel nga fjalori i gjuhës sonë dhe shkurtimisht edhe po e paraqes si në vijim:
zotëroj diçka (jam pronar i diçkaje; është imi, më përket mua), e mbaj unë (është tek unë, ndodhet tek unë), zotëroj një veti, një cilësi (është tipari im dhe më dallon nga të tjerët), ndiej, gjendem (ndodhem), i përmbahem, jam i lidhur me të (e mbaj dikë), është, ekziston (bën) etj.
(Nga: MA. Mentor Hajrizi, Republika e Kosovës)
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.