Përmes këtij aktiviteti, nxënësit kuptojnë se çdo material ka karakteristika unike dhe eksplorimi u jep atyre ide se si të punojnë me materiale të ndryshme. Ky aktivitet nxit imagjinatën e fëmijëve, kreativitetin, ndërveprimin, komunikimin, si dhe zhvillimin e aftësive motorike.
Projektet në grup ndihmojnë nxënësit të punojnë me njëri-tjetrin për të arritur një qëllim të përbashkët dhe të krijojnë pavarësinë e tyre që ata të eksplorojnë botën e zanatit dhe krijimtarisë!
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit kuptojnë se çdo material ka karakteristika unike dhe eksplorimi u jep atyre ide se si të punojnë me materiale të ndryshme. Ky aktivitet nxit imagjinatën e fëmijëve, kreativitetin, ndërveprimin, komunikimin, ndihmon ata për të krijuar një personalitet sa më të qëndrueshëm, të gëzueshëm e miqësor, si dhe ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre motorike.
Mjetet dhe materialet për krijimin e pemës së Vitit të Ri:
Degë peme apo druri (me degë të holla) me madhësi të ndryshme
Ngjitës
Gërshërë
Dekorime të ndryshme për Vitin e Ri
Letër e bardhë
Letër ngjitëse dekoruese me ngjyra
Pambuk për babagjyshin
Mjete dhe materialet e nevojshme për ndërtim të oxhakut:
Kuti të mëdha kartoni
Letër muri ngjitëse me tulla
Gërshërë
Vizore
Ngjitës
Letër me ngjyra
Thikë prerëse artizanale
Dekorime të ndryshme nga letra
Dru të prera
Festës së dëshirave dhe urimeve më së shumti i gëzohen fëmijët. Me padurim e të gëzuar dekorojnë pemën e Vitit të Ri, presin babagjyshin, por ajo që u pëlqen më së shumti janë dhuratat.
Më poshtë mund të gjeni disa fotografi të bëra gjatë aktivitetit.
Dardana Veliu, mësimdhënëse në SHFMU “Kongresi i Manastirit” në Podujevë
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.