Ky është kopshti më i veçantë që mund të keni parë ndonjëherë. Ai ndodhet në Gjermani dhe është i ndërtuar në formën e një koteleje gjigante të bardhë. Ky institucion arsimor, me këtë lloj arkitekture, u krijon fëmijëve një dëshirë më të madhe për të shkuar në kopsht.
Kopshti i fëmijëve Die Katze që ndodhet në WolfartsWeier afër Karlsruhe, Gjermani është ndërtuar në formën e një koteleje gjigante të bardhë.
I projektuar nga artisti Tomi Ungerer dhe arkitekti Ayla-Suzan Yndel, ky institucion arsimor, sipas tyre u krijon fëmijëve një dëshirë më të madhe për të shkuar në kopsht.
Çdo ditë, fëmijëve u jepet mundësia që të hyjnë në mënyrë të këndshme përmes gojës së maces, pra portës së kopshtit dhe më pas vazhdojnë rrugën deri në barkun e maces ku dhe është krijuar hapësira për të qëndruar gati 100 fëmijë.
Zgjedhja e dizajnit arkitektonik ka një nivel të mrekullueshëm që i përshtatet ndjenjës së humorit dhe gjerësisë së njohurisë së një fëmije.
Ndërtesa është fiks si një kotele bukuroshe, me veshët e saj drejt, dhe putrat që duken sikur janë gati për të kërcyer në çdo moment. Dritaret rrethore në pjesën e përparme të arkitekturës së mrekullueshme shërbejnë si sytë e maces, ndërsa bishti në pjesën e pasme është në të vërtetë një rrëshqitëse, nga ku fëmijët mund të dalin duke u argëtuar. Brenda kopshtit në formë koteleje, gjithçka është e pranishme: klasat, korridori, një kuzhinë, dhoma e ngrënies dhe një sallë kryesore. Fëmijët janë shumë të lumtur dhe mësojnë duke u argëtuar.




Gentjana Baçi
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
449296 777198Visit our website for information about securities based lending and more. There is data about stock and equity loans as properly as application forms. 529006
278126 178484I want to thank you for the excellent post!! I definitely liked every bit of it. Ive bookmarked your internet website so I can take a look at the latest articles you post later on. 345195