Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Klubi i Leximit për të Rinj në librarinë Albas nisi me gjimnazistët e “New York School” për librin “Dritëhijet, fatet”

Klubi i Leximit për të Rinj në librarinë Albas nisi ciklin e takimeve letrare me librin “Dritëhijet, fatet”, të autores së re, Xhoana Jaku, teksa pjesëmarrës për të folur rreth tij ishin disa nga gjimnazistët e shkollës jopublike “New York School”, të cilët i bënë veprës një analizë mjaft të saktë.

Të rinjtë e gjimnazit “New York School” u takuan me autoren, Xhoana Jaku, për romanin “Dritëhijet, fatet”, të prezantuar për lexuesit më herët në panairin e nëntorit 2022, ndërsa vepra në fjalë është shpallur fituese e çmimit të Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj (zhanri fantastiko –shkencor) nga QKLL. 

Ky roman është vëllim i parë i serisë “Dritëhije”. Ngjarjet në këtë libër zhvillohen në mjedise të ndryshme, herë të vërteta dhe herë imagiinare, por gjithnjë të ndërtuara me ngjyrat e dualizmave njerëzorë, ku njeriu takohet me veten dhe me tjetrin;me të jashtmen dhe të brendshmen; është i lidhur dhe i ndarë; emocional dhe racional; në kërkim të gjithçkaje, por i kushtëzuar në veprime që përsëriten; është armik dhe mik; i dizajnuar për madhështi, por performues i shtazërisë, paqësor dhe vrasës; i ndjeshëm dhe indiferent; i babëzitur për dije, por i dëshpëruar të përqafojë variantet e para iluzive…që të gjitha këto janë dritëhije të pjerrëta, reale e të vërteta.

Ngjarje këto të cilat nxitën kuriozitetin e gjimnazisteve për të mësuar më shumë rreth autores dhe librave që pritet të pasojnë nga kjo seri.

Xhoina Salaj moderatorja e Klubit të Leximit për të Rinj në librarinë Albas, gjatë një paranteze të shkurtër mbi librin u ndal si fillim tek autorja e cila edhe pse fare e re në moshë vjen me një pjekuri letrare që mbërthen lexuesin duke i zhvilluar imagjinatën dhe shuar kureshtjen. 

Analiza e ngjarjeve, personazhet, gjuha e përdorur, fantazia e shkruar, stili i romanit dhe dinamikat ishin kryefjala e këtij takimi që mbajti të mbërthyer gjimnazistët për disa orë në librarinë Albas e cila ndodhet në qendër të Tiranës.

Gjatë takimit u duk sikur autorja u kthye thuajse në një spektatore, pasi ishin vetë nxënësit kësaj shkolle, ata që bënë një analizë mjaft të saktë të veprës. 

“Është një kënaqësi e bukur që të kem mundësinë të jem më pranë lexuesve. Romani është në një zhanër deri diku fantastiko-shkencor që i ka së bashku të dy ato nuancat mes reales, ku zhvillohet njëra ngjarje që është në Romë dhe janë ngjarje e tjera pastaj që vijnë në nuanca tërësisht të ndryshme që janë fantastiko-shkencore dhe janë pastaj në një realitet tjetër, që zhvillohen pastaj në Angli”, tha autorja Jakaj në hyrje të takimit të organizuar në ambientet e librarisë “Albas”, në qendër të Tiranës. 

Mes diskutimit dhe pyetjeve të shumta mbi linjën e ngjarjeve nxënësit kërkonin me këmbëngulje të njiheshin me fatet e personazheve në librat që do të pasojnë serinë. Parashikimet dhe hamendësimet e tyre mbi veprat e tjera të këtij vëllimi e vendosën edhe autoren përpara një situata të re dhe surprizuese, duke u përgjigjur me rezerva, pa dashur të zbulojë shumë detaje dhe pa prishur “magjinë” e leximeve për vëllimet e tjera.

Ky takim ishte i veçantë pasi shënoi edhe fillimin e klubit të leximit për të rinj, pjesë e të cilit janë nxënës të klasave të dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta, që janë lexues të rregullt dhe dashamirës të librave.

Shtëpia botuese “Albas” falënderon nxënësit e gjimnazit “New York School” dhe dy mësueset e pranishme, Natasha Kalemi dhe Eni Metani, për krijimin e komuniteteve të shëndetshme me të rinj të pasionuar pas leximit dhe shkrimit. Urojmë që zelli dhe devotshmëria për librin, sikurse e këtyre nxënësve, të na shoqërojë në takime të ardhshme të klubit të leximit për të rinj.  

Fragmentet nga aktiviteti mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme:https://www.youtube.com/embed/JaborFGVAkY

Përgatiti Ina Dede 

©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

"Kujdestar, unë nuk vi ma n’shkollë",- ishin këto fjalët e një nxënësi që bënë të ndihem keq, tepër keq…

Next Article

"Më bëj krenar, Drini!"

Related Posts
më shumë

Sa lexojnë mësimdhënësit?

Diplomimi është vetëm një çelës që hap vetëm një dritare të jetës individuale dhe shoqërore, por se ç’na…

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481