Klasa e IX, datat kur do të zhvillohen provimet e lirimit (viti akademik 2017-2018)

Provimet kombëtare të arsimit bazë, për vitin shkollor 2017-2018, do të zhvillohen më datat 11, 18 dhe 22 qershor, fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Miratohen datat e provimeve për nxënësit e shkollave 9-vjeçare nga Ministria e Arsimit.

Provimet kombëtare të arsimit bazë, për vitin shkollor 2017-2018, do të zhvillohen më datat 11, 18 dhe 22 qershor.

Gjuhë e huaj, më 11 qershor, Gjuhë Shqipe më 18 qershor dhe Matematikë, më 22 qershor.

Nxënësit e pakicave kombëtare zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën gjuhë amtare. Provimi kombëtar i arsimit bazë në lëndën gjuhë amtare do të zhvillohet më 15 qershor 2018. Lista e gjuhëve të huaja, që do të jepen si provim i detyruar, janë: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Testi i gjuhës/ve të huaj/a hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.

Nxënësit e klasave IX parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze janë të lirë të zgjedhin midis gjuhës së huaj të parë, që kanë filluar në klasën III, dhe gjuhës së huaj të seksionit përkatës, të filluar në klasën VI.

Testi i gjuhës së huaj për nxënësit e klasave IX parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze të hartohet dhe të korrigjohet në bashkëpunim me mësuesit e huaj dhe shqiptarë të këtyre seksioneve.

Provimet kombëtare të arsimit bazë fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Vlerësimi i brendshëm i shkollës

Next Article

Si të shkëmbejmë me e-mail materiale të mëdha?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427