Kariesi te dhëmbët e fëmijëve: vendosja e silanteve e parandalon

Çfarë është kariesi i dhëmbëve dhe si mund të parandalohet ai?Kjo mbase është një nga pyetjet më të shpeshta që ju mundon juve si prindër veçanërisht për kujdesin e higjienës orale që duhet të tregoni ndaj fëmijëve tuaj! Por këto këshilla nga mjekja stomatologe Eldona Sipri do t’ju vijnë në ndihmë.

Keni dëgjuar për kariesin e dhëmbëve?!

Ajo është një sëmundje  që prek në heshtje dhëmbët e fëmijëve duke krijuar zgavra ose atë që  ne e quajmë kavitete karioze i cili shkaktohet nga baktere dhe mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës.

Si mund ta zbulojmë?

• Fare e lehtë duke ndihmuar fëmijën te lajë dhëmbët deri në moshën që ai mund ta menaxhojë vetë larjen. Te fëmijët e vegjël ne evidentojmë njolla kafe, te cilat më pas shndërrohen në humbje të indit të shëndoshë të dhëmbit duke u bërë gropa më të mëdha e të thelluara.

• Një faktor tjetër është çrregullimi termik, fëmina referon ndjesi të ftohti ose dhimbje nga të ngrohtat.

• Gjithashtu të ëmblat janë element kryesor për të përshpejtuar dëmtimin e dhëmbëve nga masa karioze.

• Çrregullimi i përtypjes nëse fëmija ju thotë se nuk përdor një krah apo tjetrin në kafshim, atëherë kemi nisur te kemi prezente masat karioze.

Çfarë mund të bëni ju për të ndryshuar këtë situatë?

• E rëndësishme është që fëmija të kuptojë se çdo dhëmb kërkon vëmendjen dhe rëndësinë e veçantë  për t’u pastruar, duke i prekur të gjitha sipërfaqet e dhëmbit gjatë larjes si nga jashtë ashtu edhe brenda, të paktën dy herë në ditë.

• Aplikimi i fijes dentare (kemi zona të cilat nuk arrijmë dot t’i prekim me furçë siç janë zonat ndërmjet dhëmbëve dhe për ketë shërben fija dentare). 

• Larja e dhëmbëve pa ushtruar forcë duke ilustruar me video shoqëruese.

• Të menaxhohet doza e të ëmblave dhe ushqimet ngjitëse.

• Të pasurohet dieta ushqimore me fruta të cilat përpos vetive që kanë të bëjnë gjithashtu një vetpastrim gjatë përtypjes si molla dhe karota.

• Të kryhen seanca fluorizimi tek dentisti dy herë në vit.

• Gjithashtu, aplikimi i silanteve për ta parandaluar krijimin e kariesit dhe për ta shtyrë prishjen e masës dhëmbore sa më gjatë.

Por çfarë janë silantet?

Silantet janë një material me bazë rezine që vendoset në sipërfaqen përtypëse të dhëmbëve (kryesisht paradhëmballëve dhe dhëmballëve) për të penguar prishjen e tyre. Zakonisht gropëzat  në sipërfaqet  përtypëse të dhëmballëve dhe paradhëmballëve bëhen fole për të grumbulluar tepricat e ushqimeve dhe baktereve, duke çuar në prishjen e dhëmbëve. Silantet janë mbrojtësi më i mirë i këtyre zonave.

Foto ilustruese e vendosjes së silanteve në dhëmbë 

Kush duhet të vendosë silante, kur dhe si?!

• Femijët nga 6-10 vjeç menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të përhershëm duhet patjetër të dërgohen te dentisti pasi kjo grupmoshë gëzon dhëmbë me thellime të mëdha të sipërfaqes dhe përqindja më e lartë e kariesit gjendet në ketë grupmoshë.

• Së fundmi silanizimi mund të përdoret edhe tek dhembët e qumështit, kur shikohet e nevojshme.

• Aplikimi është fare i lehtë dhe pa dhimbje.

• Jetëgjatësia e silanteve shkon deri në 10 vite por herë pas here duhet kontrolluar pasi pëson  ndryshime.

Dr. Eldona Sipri, mjeke stomatologe 

N. Allkja Biçaku 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Orë model leximi jashtë klase dhe dramatizim i mbështetur në librin “Udhëtim në botën e pemëve”

Next Article

Projekt kurrikular “Vepra e Shekspirit në optikën e shoqërisë së shekullit XXI”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427