Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

“Jeni më të mirët!”, letra mbreslënëse me të cilën i drejtohet një drejtoreshë kolegëve të saj

Kjo letër e shpërndarë në rrjetet sociale, ka marrë vëmendjen për pozitivitetin që përcjell për të gjithë ata mësues të cilët po punojnë tej orareve për të realizuar sa më mirë misionin e tyre edhe me mësimin e zhvilluar online. Vlen për të gjithë ju!

Të nderuar kolegë, 

kemi përfunduar disa javë mësimi on line me jo pak vështirësi në këtë situatë që na gjeti të papërgatitur e në këtë luftë që na gjeti të paarmatosur.

Kemi kaluar vështirësi bashkë, të cilat na kanë bërë të kuptojmë se përballimi i tyre të bën më të fortë.

Kemi realizuar ide, projekte, detyra që na kanë rritur profesionalisht, kemi qarë hallet me njëri -tjetrin si një familje e madhe, kemi kaluar momente të paharruara e kemi krijuar kujtime të mrekullueshme bashkë.

Kemi kuptuar se pavarësisht hatërmbetjeve të momentit, ne e vlerësojmë njëri-tjetrin.

Kjo situatë na bëri të përforcojmë faktin se sa shumë vlejmë NE, armata e mësuesve dhe se sa shumë i rëndësishëm është misioni ynë.

Ndaj, të nderuar kolegë, më lejoni edhe një herë që t’ju shpreh mirënjohjen time personale dhe në emër të të gjithëve ju, duke ju thënë se JENI MË TË MIRËT! 

(Irena Elezi, Drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare Grekan, Belsh, Elbasan)

(Një pjesë e stafit të shkollës 9-vjeçare Grekan, Belsh, Elbasan)

(Një pjesë e stafit dhe e nxënësve të shkollës 9-vjeçare Grekan, Belsh, Elbasan)

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
4 comments
  1. Pingback: pgs42
  2. Pingback: ufakorea
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësimi nga shtëpia, Plan Edukativ Individual për nxënësit me nevoja të veçanta

Next Article

Heronjtë e heshtur në karantinë!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481