Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Librit, lexuesit kanë mundur të vizitojnë stendat e Albas në shkollën “Albanian College”, në Fakultetin Filologjik si dhe në Korçë në Qytezën e Fëmijëve. Interesimi i lexuesve ka qenë i lartë për vet faktin se librat kanë shkuar aty ku ata janë.
Në kuadër të muajit Prill ose muajit dedikuar librit, botimet e Albas janë bërë pjesë e panaireve të ndryshëm, jo vetëm në kryeqytet por edhe në rrethe.
Kështu, gjatë kësaj jave dashamirësit e librave, të rritur dhe fëmijë, kanë vizituar stendat e Albas në shkollën “Albanian Collage Tirana”, në Fakultetin Histori – Filologji, si dhe në Korçë në pallatin e sportit të këtij qyteti.
Albas, ashtu si edhe shtëpitë e tjera botuese ofruan një numër të bollshëm titujsh, autorësh dhe historish, duke i bërë më atraktiv eventet.
Foto nga panairi i librit në Korçë. Aktiviteti i zhvilluar për herë të parë në qytetin e Korçës në Qytezën e Fëmijëve ka tërhequr mjaft vëmendjen e fëmijëve, të cilët kanë shprehur interes të veçantë për tematikën e librave përzgjedhës.
Foto nga panairi i librit në FHF – Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë
Interesimi i lexuesve ka qenë i lartë për vet faktin se librat kanë shkuar aty ku ata janë dhe kjo mënyrë ka qenë lehtësi kohe për ta që të bënin blerje.
Foto nga panairi i librit në shkollën jopublike “Albanian College Tirana”
Fëmijët duket se e kanë shijuar më tepër këtë rast për të bërë pjesë të bibliotekës së tyre titujt e preferuar, që i përkasin edhe serive të ndryshme, ndërkohë edhe librat enciklopedikë dhe ata me përralla klasike kanë qenë shumë të preferuar nga fëmijët.
“Sot një lexues, nesër një lider”, ky është dhe sllogani i Javës Ndërkombëtare të Librit në “Albanian College Tirana” , ndërkohë e mërkura do të jetë afati i fundit që nxënësit do të mund të bëjnë blerjet e tyre në këtë panair të veçantë librash.
N.A.B
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.