Sipas Institutit të Shëndetit Publik janë 80 mësues që duhet të karantinohen. Ata do të zëvendësohen nga mësues të tjerë. Ndërkohë janë edhe 40 nxënës të prekur nga COVID-19, të cilët gjithashtu duhet të vetëizolohen.
Tirana mban numrin më të lartë të mësuesve dhe të nxënësve të karantinuar, por ende nuk janë marrë masa për mbylljen e ndonjë klase. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit njofton se ka rreth 1600 mësues në dispozicion për të zëvendësuar mësuesit e prekur nga COVID-19.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.