Identifikimi i hershëm i çrregullimeve gjuhësore i ndihmon fëmijët të përvetësojnë fjalët në të ardhmen

Universiteti Purdue vjen me një studim të ri mbi çrregullimet gjuhësore që shumë fëmijë ndeshen gjatë fazave të hershme të jetës. Sa më herët të identifikohen çrregullimet e gjuhës tek fëmijët, aq më shpejt mund të ofrohet ndihma për të siguruar përvetësimin e rrjedhshëm të gjuhës.

Në Portalin Shkollor sjellim shpesh herë në fokus studimet më të reja nga fusha e psikologjisë dhe neuroshkencës, për t’i ardhur në ndihmë prindërve dhe mësuesve në identifikimin e problematikave të fëmijëve dhe këshillave profesionale nga ekspertë.

Universiteti Purdue vjen me një studim të ri mbi çrregullimet gjuhësore që shumë fëmijë ndeshen gjatë fazave të hershme të jetës. Sa më herët të identifikohen çrregullimet e gjuhës tek fëmijët, aq më shpejt mund të ofrohet ndihma për të siguruar përvetësimin e rrjedhshëm të gjuhës.  

Fjala e parë e një fëmije shënjon një moment domethënës për prindërit. Kur fëmijët shfaqin vështirësi në të artikuluar, ose nuk preferojnë të shprehen verbalisht në mënyrë të prerë, atëherë shqetësimi i prindërve arrin në nivele alarmante. 

Arielle Borovsky, profesoreshë në shkencat e të folurit, gjuhës dhe dëgjimit në Kolegjin e Shëndetit të Purdue, studion zhvillimin e gjuhës tek fëmijët, duke e vënë theksin se prindërit duhet të marrin situatën në kontroll që në fazat e para me fëmijën e tyre. Çrregullimi i zhvillimit të gjuhës prek 7% të fëmijëve të moshës shkollore. 

Kjo teknologji e re e gjurmimit të syve arrin të regjistrojë dhe monitorojë vrojtimet e fëmijës ndaj objekteve. Makineria na ndihmon të kuptojmë se ku çalojnë fëmijët me shprehitë gjuhësore.

“Ne e përdorim këtë teknologji për të mësuar se cilat janë fjalët që kuptojnë fëmijët, pa u kërkuar atyre të japin ndonjë lloj përgjigjeje verbale,” – shprehet profesoresha. “Përgjigjet verbale mund të jenë e vështira për fëmijët e vegjël, dhe veçanërisht për fëmijët që ende nuk thonë shumë fjalë. Këto studime na japin një mënyrë të re për të matur aftësitë që kanë fëmijët përpara se të shprehen.”

Fëmijët me çrregullim në zhvillimin e gjuhës kanë vështirësi në të kuptuarit ose përdorimin e gjuhës, por nuk preken nga ana njohëse. Doktoresha shprehet se kjo kategori e fëmijëve janë të etur për të mësuar, por përballen me një bllokadë kur vihen para mundësisë për t’u shprehur. Nëse prindërit e neglizhojnë këtë vështirësi të komunikimit gjatë belbëzimit, atëherë fëmijëve mund t’u thellohet kjo problematike në vitet e rritjes. 

Disa nga problemet në zhvillimin gjuhësor të fëmijës që identifikohen nga paisjet teknologjike të përdorura janë:

  • Belbëzimi tregon vështirësitë e para tek një fëmijë. (Qëndron një diferencë mes: përpjekjet që fëmija tregon gjatë shqiptimit të fjalëve të gjata ose të përbëra, dhe përpjekjes që fëmija tregon në lidhjen e “idesë qeni” dhe “imazhit të qenit”.)
  • Ndërtimi kompleks i fjalorit. (Marrim shembullin e qenit. Fëmija mëson ta shikojë të shoqëruar imazhin e qenit në dy raste të ndryshme: qeni në raport me një mace, qeni në raport me një makinë. Pajisja teknologjike tregon mënyrat se si fëmija mëson të ndërtojë fjalorin e tij. Qeni në raport me macen tregon kuptimësi, ndërsa qeni në raport me makinën nuk tregon një marrëdhënie të lidhurit. Të kuptuarit e këtyre lidhjeve është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e fjalorit. Njohja e një sërë fjalësh të lidhura i ndihmon fëmijët e grupmoshës 18 – 24 muajsh të përmirësojnë aftësinë  për të njohur një fjalë të lidhura me objekte të caktuara.)
  • Presioni prindëror ndikon negativisht tek një fëmijë në zhvillim(Frika dhe presioni i prindërve ndikon që fëmija të bllokohet, të stepet, ose të mbingarkohet, duke refuzuar të shprehet. Nëse fëmija ngarkohet emocionalisht, shanset që ai të mos shprehet mund ta shoqërojnë në faza afatgjata.)

Çfarë propozohet për prindërit sipas ekspertëve?

Sa më herët të identifikohen çrregullimet gjuhësore, aq më herët fëmijët mund të marrin ndihmën e nevojshme. Kërkoni ekspertë në identifikimin dhe lehtësimin që fëmijët mund të shfaqin gjatë shqiptimit të fjalëve dhe njohjes së tyre. Mos i kategorizoni fëmijët me terma të gabuar si “i vonuar”, apo “problematik”. Ekzistojnë një seri faktorësh përse fëmija tregon vështirësi patologjike në të folur. Klinikat logopedive ndihmojnë në zhvillimin e saktë të fëmijëve të vegjël. Më e rëndësishme mbetet që ju si prindër të anashkaloni rekomandimet që merrni nga njerëz të cilët nuk kanë ekspertizën e duhur për të gjykuar kushtet shëndetësore të fëmijës tuaj. Këto gabime ndodhin rëndomtë në vendin tonë, ku merren për bazë teori nga persona jo të kualifikua, të cilët bëjnë krahasime të pasakta. Paralelizmat vetëm sa ju rëndojnë emocionalisht. Kini parasysh se çdo fëmijë është i ndryshëm në zhvillimin e tij trupor. 

“Përmes identifikimit të hershëm të çrregullimeve gjuhësore, ne mund t’i përgatisim fëmijët të jenë suksesshëm përpara se të shkelin në mjediset shkollore.” – thekson doktoresha Borovsky. 

Xhoana Jaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Anja Çota, nxënësja e vogël dhe e mençur e shahut

Next Article

Nxënësit dhe prindërit e shkollës në Durrës, nuk duan fëmijën autik në klasë. Kërkojnë zgjidhje

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427