Hockey (Hokeji) është një lloj futbolli, që luhet me një shkop dhe një top të vogël. Ashtu si në rastin e futbollit, edhe në hokej skuadrat përbëhen nga 11 lojtarë. Në teori, sepse në praktikë gjërat ndryshojnë shumë. Ndërmjet lojtarëve nuk duhet të ketë kontakt fizik. Është e vështirë për të përcaktuar se kush e ka shpikur këtë sport. Sipas dokumenteve historike, që në Egjiptin e lashtë ekzistonin lojëra me shkop dhe me top, madje dhe në Greqinë e lashtë. Por në vitin 1527, u përdor për herë të parë fjala “hokej”. Thuhet se vjen nga frëngjishtja hoquet, që do të thotë shkop me majë të përthyer.
Disqe mbi akull
Kur flasim për hokejin, gjithmonë na shkon mendja te disa “gjigantë të dhunshëm” (5 lojtarë dhe një portier), që ndjekin një disk të zi duke bërë patinazh e duke mbajtur në duar një shkop me majë të kthyer. Disku quhet “puck” dhe përbëhet nga goma e vullkanizuar. Përpara se të nisë loja, ai mbahet në frigorifer (në freezer), në mënyrë që të jetë sa më e fortë dhe sa më rezistuese gjatë lojës.
Më fal, por jam me nxitim
Hokeji është sporti, që ka skuadrat më të shpejta në botë. Kërkon shumë mund fizik, jo vetëm sepse duhet të ndjekësh ritmin e lojës, por edhe sepse përleshjet janë shumë të forta mes lojtarëve. Puck-u (disku) mund të arrijë shpejtësi marramendëse deri në 190 km/h, duke u kthyer në një “armë të rrezikshme” për portierin. Ja, pra, pse ai vendos maskë të hekurt para fytyrës dhe në kokë.
Portierë frikacakë
Edhe pse në rregulla shkruhet që portieri duhet të vendosë kaskën në kokë dhe të mbajë vetëm shkopin, portierët frikacë (edhe pse duhet të thënë nuk kanë faj) veshin çfarëdo lloj gjëje që kanë, mjafton që të jenë të sigurt. Portieri është i vetmi lojtar që mund ta prekë topin me këmbë, ja pse ai vesh mbi patinat, që janë të detyrueshme, edhe disa tip çorapësh të mbushur nga brenda. Të mos flasim për dorashkat, që janë edhe më të çuditshme se çorapët: njëra është fleksible, në mënyrë që t’i lejojë kapjen e topit me thjeshtësi, tjetra është aq e ngurtë, sa duket sikur në lëviz. Duhet thënë se këto dorashka kanë një trashësi deri në 5 cm.
Në fillim ishte “hurling”
Në Irlandë, në vitet 400 p. K., të gjithë luanin hurling. Kishte madje dhe një ligj, në të cilin thuhej se e gjithë mund ta luanin këtë sport. Pooooooor… populli i thjeshtë duhet ta kishte hurley-in (shkopin) prej druri dhe vetëm mbreti kishte të drejtë ta kishte prej bronzi. Ashtu si atëherë, edhe sot luhet me hurlei, një shkop 70 deri 100 cm i gjatë dhe i sheshtë. Topi quhet “sliotar”, ka një diametër 6.5 cm dhe vishet me lëkurë.
Dua barin!
Edhe pse tashmë shihet shumë më pak në TV, hokeji fillimisht luhej në fusha me bar apo dhe në toka të punuara. Ky lloj sporti është ende shumë popullor në kolonitë britanike, gjë që tregohet nga skuadrat e forta të Indisë, Pakistanit, Australisë, Zelandës së Re dhe Afrikës së Jugut.
Ku mund ta shikoj?
Është vështirë ta ndjekësh diskun në televizor. Megjithatë, teknika më e mirë është të fokusohesh gjithmonë në qendër të ekranit, me shpresën që kameramani ta ketë drejtuar kamerën aty ku po ndodh aksioni. Vetëm bëj kujdes e mos u afro shumë, se mund të të vijë ndonjë disk ballit! 😀
Variante të tjera të hokejit
Ekzistojnë dhe variante të tjera të kësaj loje me shkop të përthyer. Kur luhet hokej mbi asfalt, ai quhet Road hockey. Është aq tërheqës, sa kanë filluar të organizohen skuadra të vërteta, për ta kthyer në një lojë të rregullt. Ndërsa Roller hockey ndahet në dy kategori, në varësi të llojit të patinave (ato me katër rrota të ndara dhe ato që i kanë rrotat në një linjë).
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.