Himni për Mësuesin, Kushi: Ndodh për herë të parë në historinë e arsimit shqiptar

Për herë të parë në historinë e arsimit shqiptar do të kemi një Himn për Mësuesin! Vjen si një ide nga Shkolla Artistike “Jordan Misja”, i përgatitur në bashkëpunim me kompozitorin dhe pedagogun Endri Sina, si dhe me tekstin e poetes Mimoza Bici. Lajmin e bëri publik ministrja e MAS, Evis Kushi.

Një lajm i bukur i këtij 7 Marsi ishte “Himni i Mësuesit”, i cili për herë të parë në histori vjen si një ide nga Shkolla Artistike “Jordan Misja”, i përgatitur në bashkëpunim me kompozitorin dhe pedagogun Endri Sina, si dhe me tekstin e poetes Mimoza Bici.

Këndimi për herë të parë nga kori i nxënësve të kësaj shkolle, e shoqëruar edhe nga orkestra e harqeve dhe veglave frymore, dha një emocion të veçantë në këtë aktivitet për Mësuesin.

Himni u publikua nga Ministrja Evis Kushi e cila shkruan:

“Jam shumë krenare që sot, për 7 Mars, t’ju prezantoj këtë himn, me kompozitor Endri Sinën, tekst nga poetja Mimoza Bici dhe kënduar nga kori i nxënësve të Shkollës Artistike “Jordan Misja” Tiranë. Gëzuar 7 Marsin!”

Ndërkohë më herët, Kushi ka dhënë edhe urimin e saj të rastit për 7 Marsin.

“Gëzuar 7 Marsin dhe mirënjohje për ju të dashur mësues! Ju me misionin tuaj edukoni fëmijët tanë, mbillni ëndrra dhe i frymëzoni ata çdo ditë! Kjo video u realizua me kontributin e veçantë të nxënësve nga Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që Nuk Dëgjojnë, Shkolla Artistike ‘Jan Kukuzeli’ Durrës, Shkolla e Baletit dhe Gjimnazi ‘Qemal Stafa’ Tiranë”.

Video e urimit 

TEKSTI I HIMNIT TË MËSUESIT

FALEMINDERIT MËSUES

(kori)

Nëse do të dish 

Magjinë e duarve të tua,

Merr lapsin, shkruaj, vizato.

Nëse do të dish

Kush ndriçon mendjen tënde

Merr një libër, ulu, lexo

Kush je ti, pasionet zbulo.

Mësues ju jeni një libër i artë,

Shkallë-shkallë të ngjitemi lart,

Mësues ju jeni çelësi magjik,

Për botën plot ngjyra, plot dashuri.

Në rrugën e dijes si dielli ndriçojmë,

Në zemrat tona gjuha shqipe krenon,

Të zgjojmë dëshirat,

Të kërcejmë të këndojmë,

Faleminderit mësues,

Mirënjohje përjetë,

Për ju do dhurojmë.

( Fëmijët e vegjël, kori)

Merr lapsin, 

shkruaj, vizato,

Zgjo dëshirat, 

kërce, këndo,

Merr librat, 

Ulu, lexo,

Botën fantazo,

Pasionet zbulo.

(Kori bashkë fëmijë të vegjël e të rritur)

Mësues, ju jeni një libër i artë,

Shkallë-shkallë të rritemi krenarë,

Mësues, ju jeni çelësi magjik,

Për botën plot ngjyra plot dashuri.

Në rrugën e dijes si dielli ndriçojmë,

Në zemrat tona gjuha shqipe krenon,

Të zgjojmë dëshirat,

Të kërcejmë, të këndojmë.

Faleminderit mësues,

mirënjohje përjetë,

për ju do dhurojmë.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
3 comments
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësuesit që lanë gjurmë te ne...

Next Article

Maturantja Kaltrina Spaho: Ti je magjistari që bën të pamundurën të mundur!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427