“Harresë ndjenje”, poezi nga studentja Erisa Hoxhallari

Të qenit një laborante e aftë kërkon dhe një mendje preçize, sy estetik e shpirt artistik, gjë që dhe me parë është spikatur nga mësueset e saj të gjimnazit. Erisa Hoxhallari, 19 vjeç, studente ekselente në vitin e dytë për laborante dentare, sot ka përzgjedhur të ndaj me ne një nga poezitë e saj.


Harresë ndjenje

Eci, rropatem rrugëve të pafund.

A thua do të gjej atë që humba?!

Mizorinë e vet bota lëshoi,

Shpirtin seç ma sakatoi.

Ah, si më parë buza më s’buzëqesh,

As syri s’sheh më të njëjtin diell.

Humnerëisem mendimesh të panumërta, 

Më kot, s’harroj atë që humba…

Toka pret e përcjellë shumë njerëz të tjerë,

Po se di si ty më do të ketë?!

Nën vete mbartë mijëra sekrete,

Të rrënjosura, të groposura për mijëra vjet…


© Portali Shkollor-
 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

113 vite më parë u çel e para shkollë e mesme shqipe, "Normalja e Elbasanit"

Next Article

Aktivitetet më të mira për t'i ndihmuar fëmijët të mësojnë përmes lojës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427