Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Harmonizimi i rolit të nxënësve, mësuesve dhe prindërve për zhvillimin e kompetencave dhe arritjen e rezultateve të të nxënit

Materiali i mëposhtëm i përgatitur nga Dr. Bajram Salianji i shërben nxënësve, studentëve të fakulteteve të mësuesisë, prindërve për t’u njohur me arritjet e tyre sipas kërkesave të reformës arsimore, mësuesve për formimin e tyre profesional dhe trajnerëve që kualifikojnë mësuesit.

Mënyra e realizimit të këtij synimi, sipas autorit Dr. Bajram Salianji, realizohet sipas përcaktimeve të Kornizës Kurrikulare:

…Nxënësit duhet të jenë veprimtarë aktivë në procesin e ndërtimit, zbatimit dhe vlerësimit të tyre. Vetëm kështu, njohuritë, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet do të organizohen në struktura që mundësojnë përdorimin e tyre”, më tej vazhdon: “Kjo kërkon edhe ndryshimin e rolit të mësuesve që duhet të jenë, gjithnjë e më shumë, drejtues dhe krijues të situatave të të nxënit”.  

 (Referenca: Ndryshimet në konceptimet për procesin e të nxënit. Fq.10).   

Dhe më tej: Rritja e rolit të komunitetit:                                                                                              

“…shkolla duhet të zhvillohet si një qendër shumëplanëshe që ofron shërbime arsimore cilësore, në bashkëpunim me komunitetin dhe në shërbim të tij”. (Referenca: Ndryshimet në konceptimet për procesin e të nxënit. Fq.10). 

  “Arsimi është përgjegjësi e përbashkët e nxënësve, mësuesve, prindërve, specialistëve të arsimit dhe gjithë shoqërisë. Për këtë arsye, planifikimi, hartimi, zbatimi i kurrikulës dhe, mbi të gjitha, arritja e rezultateve të të nxënit kërkojnë bashkëpunim të përgjegjshëm të të gjithë aktorëve dhe palëve të interesuara”. (Referenca: Bashkëpunimi dhe partneriteti. Fq.23).         

Sipas autorit, mësuesit i kanë të printuara si Kornizën Kurrikulare, si dhe Kurrikulën bërthamë që lidhet me nivelin arsimor ku japin mësim. Madje këta i pasqyrojnë dokumentacionin shkollor.                                

Përsa u takon prindërve ka jo pak prej tyre që ndjekin arritjet e fëmijëve mbi bazën e kërkesave që përfshihen në Kornizën Kurrikulare dhe kurrikulave bërthamë që i përkasin nivelit arsimor ku nxënë fëmijët e tyre. …Edhe nxënësit, sipas citimit pararendës, janë aktive në vetëvlerësimin e arritje të tyre. 

Materiali u shërbehet:                              

a) Mësuesve që do t’u nënshtrohen provimeve;       

b) Studentëve të fakulteteve të mësuesisë;

c) Prindërve për t’u njohur me arritjet e fëmijëve të tyre sipas kërkesave të reformës arsimore;

d) Mësuesve për  formimin e tyre profesional;

e) Trajnerëve që kualifikojnë mësuesit.

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
1 comment
  1. look for agio thca flower without fall in the bank? https://www.hipuffy.com/collections/indica-thca-flower Our thca flower on-line memory board is jam with high potency thca flower options that return exceptional quality at an low-priced Price. Whether you opt a gruelling thca flower indica to unbend at Nox, a motivation thca flower sativa for a fusillade of creativity, or a balanced hybrid thca flower for daytime focalize, we own the hone strain for you. identify cryptical ignore on inexpensive thca flower, budget thca flower option, and unfermented stack of thca flower small on sales event correctly directly. Don’t wait—buy thca flower on-line nowadays and enjoy quick shipping straight off to your front room access!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Disa mënyra për t’i ndihmuar fëmijët që ta duan matematikën

Next Article

Vlerësimet paraprake të kandidatëve të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2021

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481