Hapet programi i Masterit në Drejtësi Tranzitore në UT

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka marrë pjesë në prezantimin e Masterit Shkencor në Drejtësi Tranzitore, i cili vjen si një bashkëpunim i tre fakulteteve në Universitetin e Tiranës, FSHS, FDUT dhe FHF. 

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadori i OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, rektori i universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, dekanët e fakulteteve që janë pjesë e këtij bashkëpunimi etj.

Kushi ka falënderuar prezencën e OSBE-së në Shqipëri për kontributin e rëndësishëm në hartimin e këtij programi dhe për ndërtimin e një kurrikule shumë cilësore. Ajo theksoi se ky program vjen në momentin e duhur, sepse duke patur parasysh tranzicionin e gjatë të Shqipërisë dhe nevojën e madhe për të ngritur institucione të reja, është e nevojshme prania dhe bashkëpunimi i ekspertëve nga fusha të ndryshme. 

“Më vjen mirë që një qasje e re, përveç mësimdhënies, do të jetë puna kërkimore e studentëve, puna kërkimore empirike, punë krahasimore që do të ndihmonte në zbulimin e praktikave më të mira edhe nga shtete të tjera”.

Duke folur për bashkëpunimin e mirë mes OSBE dhe Universitetit të Tiranës, ministrja Kushi ka theksuar se është shkëmbimi i ekspertëve mes dy institucioneve është për tu lavdëruar. 

Ky program studimi ka si mision të përgatisë specialistë të lartë dhe studiues në fushën e drejtësisë tranzitore, projekteve kërkimore mbi dukuri dhe problematika sociale, rekomandimeve për politikave publike dhe vlerësime të impaktit të reformave sociale dhe juridike.

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

112 vjetori i Shkollës Normale, Kushi: Objektivi ynë, përgatitja e mësuesve cilësor

Next Article

A pushojnë me të vërtetë mësimdhënësit, të cilët janë edhe prindër, gjatë festave të fundvitit?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427