Ky program studimi ka si mision të përgatisë specialistë të lartë dhe studiues në fushën e drejtësisë tranzitore, projekteve kërkimore mbi dukuri dhe problematika sociale, rekomandimeve për politika publike dhe vlerësime të impaktit të reformave sociale dhe juridike.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka marrë pjesë në prezantimin e Masterit Shkencor në Drejtësi Tranzitore, i cili vjen si një bashkëpunim i tre fakulteteve në Universitetin e Tiranës, FSHS, FDUT dhe FHF.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadori i OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, rektori i universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, dekanët e fakulteteve që janë pjesë e këtij bashkëpunimi etj.
Kushi ka falënderuar prezencën e OSBE-së në Shqipëri për kontributin e rëndësishëm në hartimin e këtij programi dhe për ndërtimin e një kurrikule shumë cilësore. Ajo theksoi se ky program vjen në momentin e duhur, sepse duke patur parasysh tranzicionin e gjatë të Shqipërisë dhe nevojën e madhe për të ngritur institucione të reja, është e nevojshme prania dhe bashkëpunimi i ekspertëve nga fusha të ndryshme.

“Më vjen mirë që një qasje e re, përveç mësimdhënies, do të jetë puna kërkimore e studentëve, puna kërkimore empirike, punë krahasimore që do të ndihmonte në zbulimin e praktikave më të mira edhe nga shtete të tjera”.
Duke folur për bashkëpunimin e mirë mes OSBE dhe Universitetit të Tiranës, ministrja Kushi ka theksuar se është shkëmbimi i ekspertëve mes dy institucioneve është për tu lavdëruar.
Ky program studimi ka si mision të përgatisë specialistë të lartë dhe studiues në fushën e drejtësisë tranzitore, projekteve kërkimore mbi dukuri dhe problematika sociale, rekomandimeve për politikave publike dhe vlerësime të impaktit të reformave sociale dhe juridike.
Kaltra Tafani
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
382062 132231hi!,I like your writing so much! share we maintain up a correspondence extra approximately your post on AOL? I require a specialist on this space to solve my difficulty. May be that is you! Seeking ahead to peer you. 947959
480939 602830Hey, you used to write superb, but the last couple of posts have been kinda boringK I miss your super writings. Past few posts are just a bit out of track! come on! 209248