Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Hapet muzeu i shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja”, shfaqje nga nxënësit e klasave të muzikës

Në kuadër të 579 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, nxënësit e klasave të muzikës së kësaj shkolle kanë organizuar një koncert me këngë dhe pjesë muzikore duke u ndjekur me vëmendje të pranishmit në këtë aktivitet të organizuar në këtë ditë të shënuar të “Besëlidhjes”.

Ka qenë një ditë ndryshe për shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë me rastin e përkujtimit të 2 marsit, Kuvendit të Besëlidhjes.

Me rastin e kësaj dite, historia dhe arritjet ndër vite të shkollës janë prezantuar përmes një muzeu të ngritur në ambientet e shkollës. Kjo nisëm u realizua falë bashkëpunimit dhe kontributit mësues, nxënës dhe prindër.

Përurimi i muzeut u bë në 579-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, emër të cilin e mban edhe kjo shkollë. Të pranishëm ishin mësues dhe ish-mësues ndër vite, prindër, nxënës, përfaqësues lokal e drejtues të arsimit në Lezhë. 

Drejtoresha e shkollës Anisa Skandaj tha se prej vitesh këtu është prezantuar një histori, punë e suksese dhe nuk kishte si të mungonte një muze. Sipas saj, kjo ishte domosdoshmëri pasi do të nxisë edukimin, studimin dhe ndërtimin e një historie të vazhdueshme suksesi.

Drejtori i Rajonal i Arsimit Parauniversitar në Lezhë, Hasan Muça u shpreh se ngritja e muzeut ka vlera të jashtëzakonshme për këtë shkollë e cila sot krenon të gjithë Lezhën me arritjet e saj dhe shpresën që krijon ajo për brezat.

Në kuadër të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, nxënësit e klasave të muzikës së kësaj shkolle kanë organizuar një koncert me këngë dhe pjesë muzikore duke u ndjekur me vëmendje të pranishmit në këtë aktivitet të organizuar në këtë ditë të shënuar të “Besëlidhjes”.

Nga Lindita Kokaj

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Letra e një nëne kushtuar djalit të saj me autizëm...

Next Article

3 marsi, Dita Botërore e Shkrimtarëve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481