Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Gramatikë: “NËSE” apo “NË SE”, si shkruhen bashkë apo ndaras?

Besoj se shumë prej nesh disa herë hasin vështirësi në shkrimin e këtyre fjalëve: bashkë apo ndaras, ashtu siç na shkuan edhe një lexues i portalit tonë. Për t’i shkuar saktë, duhet të dimë se çfarë kategorie gramatikore i përkasin.

“NËSE” apo “NË SE”, si shkruhen: bashkë apo ndaras?

Besoj se shumë prej nesh disa herë hasin vështirësi në shkrimin e këtyre fjalëve: bashkë apo ndaras, ashtu siç na shkuan edhe një lexues i portalit tonë.

Për t’i shkuar saktë, duhet të dimë se çfarë kategorie gramatikore i përkasin: kemi lidhëz apo parafjalë  dhe përemër pyetës? 

ATËHERË, MBANI MEND! 

1. NËSE (bashkë) është lidhëz nënrenditëse dhe shkruhet gjithmonë bashkë. Kjo lidhëz për nga fjalëformimi është e përngjitur. /Më njoftoni nëse vjen dikush. Nuk bëhet mbledhja nëse mungon shumica. Nëse është kështu, as unë nuk do të vij./ 

2. NË SE (ndaras) janë dy fjalë që u përkasin dy kategorive të ndryshme gjuhësore: parafjala “në” dhe përemrin pyetës “se”. Si të tilla, sigurisht do të shkruhen ndaras. /Në se e mbështet këtë argument?/ 

Për ta mbajtur mend më lehtë, në mënyrë të përgjithshme ju themi se:

a) si parafjalë dhe përemër pyetës (pra, ndaras) ka përdorim shumë të rrallë;

b) kur kemi parafjalë dhe përemër pyetës (në se), përemri pyetës “se” zëvendësohet lehtë me përemrin pyetës “çfarë” (Në çfarë e mbështet këtë argument) ose të dyja bashkë me përemrin pyetës “ku” (Ku e mbështet këtë argument).

Sevi Lami Agolli  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shtëpia botuese "Albas" sjell në shqip librin me poezi "Apokalipsi i Kasandrës"

Next Article

Më quajnë...Nikola Tesla

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481