Ky është një aktivitet i veçantë që kanë realizuar nxënësit e klasave të 11-ta të gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës. Ata në formën e një panairi kanë pasqyruar disa nga punët e tyre të portofolit në lëndën e biologjisë.
Më poshtë do të njiheni me panairin më të veçantë i cili është realizuar nga nxënësit e klasave të 11-ta të gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës.
Në këtë aktivitet, të realizuar brenda klasave, ata kanë pasqyruar disa nga punët e tyre të portofolit në lëndën e biologjisë.
Për më tepër ju mund të njiheni me planin e realizimit të tij më në detaje si dhe me projektin konkret të të dyja këtyre klasave me temë “Sistemi i frymëkëmbimit”, të cilët i gjeni bashkangjitur në formatin PDF. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunimin me Drejtuesit e Shëndetit, Drejtuesit e Rrjetit, Departamentin lëndor.
Plan aktiviteti
Fusha: Shkenca e Natyrës
Lënda: Biologji
Shkalla: E pestë (V)
Klasat: XIA1 + B1 + C1
Titulli i aktivitetit: Panair i punimeve të nxënësve realizuar përmes detyrave të portofolit
Kompetencat kyçe:
- Modelon ndërtimin dhe zgjidhjen e një problemi të dhënë për një temë të caktuar nga një fushë mësimore.
- Përdor mjete digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore.
- Bënë zgjidhje të bazuara në informacione dhe në përvoja të drejta për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien nga rreziqet e ndryshme në jetën e përditshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës:
N2 → Mbledh mjete të ndryshme ose të riciklueshme për punimet e maketeve, vizatimeve.
N3 → Përdorë këto mjete për të ndërtuar pjesë ose sisteme të trupit të njeriut.
N4 → Modelon ndërtimin e sistemeve të trupit të njeriut.
Burimet dhe mjetet:
Videoprojektorë, mjete te riciklueshme, kartona, panela.
Metoda: Ekspozitë ( Konkurs mes klasash ).
Zhvillimi i aktivitetit
Hapi i parë: Prezantimi i punës përmes videoprojektorit
Hapi i dytë: Secila klase prezanton punimet
Hapi i tretë: Vlerësimi
Vlerësimi në grup
Vlerësimi individual
Për këto detyra do të jepen certifikata vlerësimi si më poshtë:
- Çmimi inkurajues
- Punimi më i mirë
- Performaca
- Punimi më i mirë në grup
Mësuesja: Elida Kerxhaliu
Projekti i klasës së XI-A
Në fund të prezantimeve nxënësit morën dhe çmimet inkurajuese për punimet më të mira.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.