Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Gëzuar pavarësinë, Kosovë!- urimi që vjen nga fëmijët përtej kufijve shqiptarë

Ardhmëria në bashkëpunim me shoqatën Arbëria, shoqatën Peja dhe të tjera, festoi ditën e Pavarësisë së Kosovës në ambientet e shkollës shqipe St’Augustin, Kilburn, Londër.


Ishte një pasdite, e mbushur me entuziazëm dhe pjesëmarrje të madhe ku spikatën ngjyrat më të bukura të kostumeve tradicionale dhe larmia e Shqipes së folur, nëpërmjet vjershave të fëmijëve të të gjitha niveleve. 

Kënga e rapsodëve dhe zëri i rinisë së talentuar u shpalosën si flamuri i lirë i Kosovës. Pas fjalës së hapjes nga Zoti Lutfi Vata, falenderimit të grupit organizues dhe fjalës së rastit nga ambasadori i nderuar i Republikës së Shqipërisë, Zoti Qirjako Qirko, skena hapi siparin e çasteve të paharruara. 

Gëzuar Kosovë! Kjo ishte thirrja që shoqëroi të gjithë aktivitetin. Prezantoi me profesionalizëm Zoti Fatmir Terziu. 

Një falenderim i veçantë ju shkon nxënësve për performancën, mësueseve Aida Haziri, Klodiana Gjona, Kela Dede, Artiola Vladi, Rozana Hykaj, Matilda Halili, Shukrije Mustafaj, Anila Kadija për punën e palodhur dhe plot pasion, si dhe prindërve për ndihmesën.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Osman Kraja, personalitet i shquar i arsimit shqiptar (me rastin e 90-vjetorit të lindjes)

Next Article

Ora e letërsisë, të mësuarit përmes situatave, mbi veprën "Studenti në shtëpi", Migjeni

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481