GATI “ÇELËSI I GJUHËS SHQIPE” (për ciklin 9-vjeçar)

Gati “Çelësi i gjuhës shqipe” (për ciklin 9-vjeçar) në ndihmë të mësuesve dhe të nxënësve që do të përgatiten për Provimin Kombëtar të Arsimit Bazë. Në këtë libër njohuritë e përfshira në programin orientues të miratuar nga MASR, jepen në dy kapituj: 

 Tekste letrare dhe joletrare           

 Njohuri gjuhësore 

Në të dy kapitujt njohuritë teorike jepen të përmbledhura dhe me skema, si dhe shoqërohen secila me ushtrime të larmishme e teste, për të ushtruar praktikisht gjuhën në situata të ndryshme komunikimi: si gjuhë e komunikimit të përditshëm dhe si gjuhë e letërsisë. 

Ushtrimet dhe testet janë përzgjedhur të tilla, që nxënësit të përgatiten sa më mirë për t’iu përgjigjur pyetjeve me alternativa, si e vërtetë/e gabuar, po/jo, e saktë/e gabuar, pyetjeve me përgjigje të shkurtra ose me plotësim, pyetjeve me përgjigje të kufizuara e të zgjeruara, që programi i parashikon për në provim.

Në fund të librit janë vendosur teste përmbledhëse për tekste letrare dhe joletrare, si dhe jepen përgjigjet e testeve të përfshira në libër, si dhe përgjigjet e disa ushtrimeve me shkallë më të lartë vështirësie. 

Është e rëndësishme të kuptohet, se nëse përvetësohet çelësi bazë i njohurive (të teksteve letrare/joletrare/gjuhësore), atëherë nuk është shumë e rëndësishme, se cili fragment apo cila temë eseje mund t’ju bjerë nxënësve në tezën e provimit. Prandaj kriter kryesor në punën tonë është shmangia nga subjektivizmi dhe standardizimin i këtyre njohurive, me qëllim që nxënësi të orientohet drejt në çdo situatë problemore, pavarësisht teksteve alternative me të cilat ka punuar. 

Duke qenë se ky libër përfshin konceptet letrare dhe gjuhësore bazë, ai është i vlefshëm për nxënësit, jo vetëm në prag sezoni, por edhe më tej, pasi  gjuha shqipe është e përfshirë së bashku me letërsinë në programin e shkollës së mesme. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka. Por me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar vetë, me siguri nxënësit do të kenë rezultate mjaft pozitive. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
10 comments
  1. 9407 530834Real informative and amazing anatomical structure of topic material , now thats user pleasant (:. 506059

  2. OKHENG18 รวมเกมสล็อต คาสิโนสด และเกมออนไลน์ยอดนิยมไว้ในที่เดียว เว็บตรงคุณภาพ บริการตลอด 24 ชั่วโมง พร้อมระบบที่ใช้งานง่าย OKHENG18

  3. Pingback: จำนำรถ
  4. 542180 399511In case you happen to significant fortunate folks forms, referring by natural indicates, additionally you catch the attention of some sort of envy in consideration of those types the other campers surrounding you which have tough times about this topic. awnings 726367

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Për zhvillimin e vlerësimit të arritjeve të nxënësve në arsimin fillor (2019)

Next Article

Psikologia Lediona Braho: Si t'i mbrojmë fëmijët nga rreziqet në internet

Related Posts
;