Nëse dyshoni se fëmija juaj është viktimë e bullizmit në internet fillimisht sigurohuni që do ta ndihmoni dhe më pas t’ju rrëfejë nëse ka ndonjë problem në lidhje me këtë çështje. Por, lind pyetja, po sikur ai\ajo të hesht? Ja se çfarë këshillon psikologia Rezarta Kordalli për Portalin Shkollor Albas.
Çfarë është cyberbullying, i quajtur ndryshe bullizmi në internet?
Bullizmi Kinerbetik është një formë e padukshme bullizmi pasi ndodh në sferën e mbyllur të teknologjisë moderne si: rrjetet sociale, postat elektronike dhe mesazhet me tekst.
Kjo formë përfshin: Vërejtje ofenduese, kërcënime, publikimin e fotove apo videove të pa dëshiruara, mesazhe të pakëndshme, hyrjen në mënyrë të paligjshme në llogaritë, vjedhjen e identiteteve, nxjerrjen e sekreteve, publikimin e materialeve private, ngacmimin, provokimin e sjelljeve të caktuara që më tej dokumentohen dhe shpërndahen.
Si mund ta kuptojmë që një fëmijë është i bullizuar në internet?
Simptomat që nxënësi apo fëmija ynë shfaq në sjelljen e tij janë indikatori që ne na sinjalizojnë se diçka e pa këndshme po ndodh me të.
Cilat janë konkretisht disa nga shenjat që një fëmijë i bullizuar shfaq?
Fëmijët e bulluar shfaqin simptoma të tilla si: izolimi ose tërheqja soçiale, ankth, nervozizëm, distres, palumturi, të qara, ndryshime të papritura në sjellje, vështirësi për t’u përqendruar, dhimbje koke apo dhimbje barku, zemërim i shpejt, mbajtje sekretesh, etj.
A njihet mjaftueshëm si fenomen në Shqipëri?
Është një fenomen që ne si punonjës të shërbimit psiko-soçial në shkolla i mëshojmë fort përmes informimit të mësuesve, prindërve dhe nxënësve mbi këtë fenomen, efektet psikologjike që shkakton. Simptomat që mund të shfaqë një nxënës që është duke u bulluar dhe po ashtu njohja me forma efektive që mund tu vijnë në ndihmë për tu përballur me të.
Ku vlen të theksohet ndihma tepër e madhe që sjell platforma isigurt.al në denoncimin dhe menaxhimin e materialeve në bullizmin kinerbetik.
Si mund t’i vijnë në ndihmë prindërit, mësuesit fëmijëve nëse ata kuptojnë se janë bullizuar?
Ndonëse nga pikëpamja fizike bullizmi kibernetik nuk ndodh në shkollë, janë pikërisht shkollat ato që kanë mjetet më të mira për ta trajtuar atë. Ndaj një bashkëpunim efikas prindër-mësues, oficer sigurie dhe shërbim psiko-social bën që të arrihen rezultate mjaft të frytshme në parandalimin e këtij fenomeni dhe po ashtu në trajtiminin e rasteve përmes mbështetjes për viktimat e bullizmit dhe edukimit të shprehive sociale tek nxënësit që bullojnë.
A janë rrjetet sociale më të predispozuara për të çuar fëmijët drejt bullizmit?
Duke marrë parasysh kohën e gjatë që nxënësit kalojnë në këto rrjete dhe materialet që ata publikojnë në to ( si statuse, foto, komente, etj ), besoj se shërben si një stimul dhe material i mirë për të zhvilluar bullizmin kinerbetik.
Sa të sigurt janë prindërit se fëmija i tyre do të rrëfehet tek ata?
Nëse fëmija do të arrijë të rrëfehet apo jo tek prindi në rastet kur ai ndihet i bulluar varet nga disa faktorë, ku kryesori ngelet nga lloji i marrëdhënies prind –fëmijë, (niveli i besueshmërisë dhe pranueshmërisë që fëmija ka krijuar për familjen , vetëvlerësimi i fëmijëve etj).
A mund të parandalohet si fenomen, nëse edukohet?
Një nga format më të mira të parandalimit të këtij fenomeni është edukimi i trinomit prindër-mësues-nxënës.
Sugjerimi juaj konkret për mësuesit dhe prindërit cili është?
Do t’i sygjeroj prindërve edhe mesuesve që përpos sjelljes së psiko-edukimit të jenë mjaft vigjilent për të vënë re të gjitha ndryshimet në humor dhe sjellje tek fëmija e tyre dhe të bashkepunojnë ngushtë me shërbimin psiko-social në shkollë. Vetëm kështu mund të arijmë të trajtojmë në kohë rastet e bullizmit.
Marina Kërçeli
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.