Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

“Flatrat e Dijes”, partneritet të suksesshëm me “Albas”-in

Stafi pedagogjik i kësaj shkolle bashkëpunon me Shtëpinë Botuese Albas prej vitesh dhe mësuesit u shprehën të kënaqur që Albas ka menduar t’iu qëndrojë më pranë, me anë të librit digjital

Qyteti i Fierit, i njohur për traditën dhe bazat e shëndetshme të edukimit, mirëpriti grupin e ekspertëve të e-librit shkollor Albas që ofrohet nëpërmjet Portalit Shkollor për trajnimin e mësuesve mbi metodat e avancuara elektronike në mësimdhënie.

Trajnimi i radhës u zhvillua në Shkollën “Flatrat e Dijes”, një shkollë e spikatur për standardet europiane dhe nivelin e lartë në arritjet e nxënësve. Stafi pedagogjik i kësaj shkolle bashkëpunon me Shtëpinë Botuese Albas prej vitesh dhe mësuesit u shprehën të kënaqur që Albas ka menduar t’iu qëndrojë më pranë, me anë të librit digjital, një metodë moderne, kjo e fundit, që ua lehtëson më tepër punën në klasë dhe rrit më shumë hapësirat krijuese dhe analitike të nxënësve.

Mësuesit, gjatë prezantimit me platformën arsimore të Portalit Shkollor, evidentuan lehtësinë që ofron libri digjital Albas në procesin e mësimdhënies, sesi formati multimedial rrit kompetencat e nxënësve dhe i bën ata më kërkues drejt dijes.

Nga ana tjetër, ekspertët e Portalit Shkollor vlerësuan klimën mbështetëse dhe inkurajuese që ekziston në Shkollën “Flatrat e Dijes”, kulturën e punës dhe të komunikimit me në qendër nxënësin dhe njohuritë e tij, kjo falë edhe punës së përkushtuar të Drejtoreshës, znj. Donika Jorgaqi.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kosova fiton çmimin special të jurisë, Europa Nostra 2016

Next Article

Mësuesi-nxënësve: Nëse më dëgjoni, kapni hundën!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481