Nxënësit e shkollës “7 Dëshmorët” botojnë 2 gazeta: “Fjordet” dhe “The Revolution”. Ideatorë dhe realizues janë vetë nxënësit e kësaj shkolle. Mësuesit kanë mbështetur nxënësit në realizimin e gazetave
Nxënësit e shkollës “7 Dëshmorët” në Strum po mbyllin vitin mësimor 2015-2016 me balanca të shkëlqyera. Krahas notave që janë tregues i përgatitjes mësimore, krahas aktiviteteve të shumta kulturore, artistike e sportive që janë tregues të pasioneve dhe talenteve të tyre, ata shpalosën edhe një tregues tjetër; nxorrën në dritën e botimit edhe 2 gazeta: “Fjordet” dhe “The Revolution”. Ideatorë dhe realizues janë vetë nxënësit e kësaj shkolle. Stafi pedagogjik dhe drejtori Gazmir Toska kanë meritën që mbështesin këto ide bashkëkohore.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.