Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Festa e Flamurit në SHFMU “Shaban Jashari”

Fatlume Mehmeti, mësimdhënëse në SHFMU “Shaban Jashari”, së bashku me nxënësit e saj të klasës së dytë ka realizuar disa aktivitete në klasë për Ditën e Flamurit.

Nxënësit e klasës së dytë të shkollës fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj i festuan në mënyrë madhështore Festat e Nëntorit. 

Nxënësja Liza Idrizi i dha ngjyrë të bukur kësaj feste duke luajtur me gishtat e saj të vegjël melodinë e këngës “Për mëmëdheun”.

Ndërsa për pjesën teatrale “Nëntori i dytë” nxënësit Dren Babaj, Drin Babaj, Diella Lushtaku, si dhe Leon Bajrami sollën ndjenjë dhe emocion me zërin e tyre të bukur.

“Gjatë kësaj feste nxënësit vallëzuan, kënduan, recituan por nuk munguan as aktivitetet e tjera si në lëndën e matematikës. Qëndisja e flamurit duke mbledhur dhe zbritur numrat deri në 20, ishte mjaft atraktive”, – ka thënë mësimdhënësja Fatlume Mehmeti për Portalin Shkollor.  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mesazhi i nxënësit me autizëm: Kush njeh domethënien e ngjyrave, arrin të më njoh dhe mua

Next Article

Evans Drishti: Gjuha ruhet atje ku shkruhet

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481