Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Festa e Flamurit në klasën e mësimdhënëses nga Prishtina Filloreta Mustafa-Dermaku

Filloreta Mustafa-Dermaku, mësimdhënëse në shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, së bashku me nxënësit e saj të klasës IV ka realizuar një gamë aktivitetesh në klasë për Ditën e Flamurit.

Sapo hyra në klasë, të gjithë nxënësit më mirëpritën veshur kuq e zi, me buzëqeshje të madhe në fytyrë, dhe duke mbajtur balona në duar… Sa pamje e bukur! 

Në këtë ambient të ngrohtë, ora mësimore filloi me nxënësit duke kënduar me shumë zemër “Xhamadani vija-vija” dhe “Kuq e zi”. 

Mësimdhënësja Filloreta Mustafa-Dermaku u shpjegoi nxënësve rreth festës së 28 Nëntorit dhe ata e dëgjonin me shumë kujdes. Më pas, ajo shpërndau edhe disa fleta pune me motive të Ditës së Flamurit. Aktiviteti zgjati rreth 10 minuta. 

Më pas, më shumë dëshirë e vullnet, nxënësit modeluan me fara të zeza shqiponjën. 

Për këtë aktivitet duheshin: 

  • ngjitës 
  • fara të zeza 
  • letër e printuar me shqiponjë.

Nxënësit u kënaqën nga ky aktivitet dhe pamja më e mrekullueshme ishte t’i shihje ata me sa vullnet bashkëpunonin dhe i shfrytëzonin bashkë mjetet e njëri-tjetrit.  Aktiviteti zgjati rreth 15 minuta. 

“Jam shumë e lumtur që jam mësimdhënëse e një klase të mbushur me nxënës kaq të edukuar dhe me shumë interes në mësim”, tha mësimdhënësja Filloreta Mustafa – Dermaku për Portalin Shkollor.  

Gjatë bashkëbisedimit me disa nxënës, kuptova se Festa e 28 Nëntorit festohej edhe në shtëpitë e nxënësve bashkë me familjet e tyre, duke dëgjuar muzikë dhe duke shikuar ndonjë dokumentar rreth kësaj dite të rëndësishme. 

Ora mësimore u mbyll nga nxënësit që luajtën me balona.

Më poshtë gjeni një video dhe foto të realizuara gjatë aktiviteteve. 

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Teste përmbledhëse për klasat I-V, për të trija periudhat në të gjitha lëndët

Next Article

Festa e Flamurit në SHMP “Abdyl Ramaj”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481