Fakte interesante dhe të veçanta për shkollat në mbarë botën. Disa prej tyre mund të konsiderohen të padrejta, disa të çuditshme, megjithatë kudo shkolla është një institucion i rëndësishëm.
Shkolla e qytetit Montessori në Lucknow, Indi, është shkolla më e madhe në botë përsa i përket numrit të nxënësve, me më shumë se 32,000 nxënës.
Nxënësit në Kinë marrin shumë detyra shtëpie. Ata kanë një ngarkesë mjaft të madhe.
Pakistani nuk u jep fëmijëve një të drejtë ligjore për arsimim falas. Vetëm fëmijët midis moshës 5 dhe 9 vjeç kanë të drejtën e arsimit të detyrueshëm.
Pushimet verore në Kili fillojnë nga mesi i dhjetorit dhe mbarojnë në fillim të marsit. Janë 3 muaj të tërë larg shkollës.
Fëmijët në Gjermani marrin një çantë të veçantë të quajtur Schultüte, i cili është i mbushur me lapsa, libra dhe snacks.
Në Hollandë, fëmijët fillojnë shkollën ditën kur kanë ditëlindjen e katërt, që do të thotë se gjithmonë mund të vijë një fëmijë i ri në klasë. A nuk është kjo konfuzuese për mësuesin dhe për nxënësit?
Shkolla më e vjetër në botë është në Canterbury, Angli. Shkolla e Mbretit, siç emërtohet, u themelua në 597 pas Krishtit. Shkolla është e rindërtuar me pajisje cilësore dhe ofron arsim modern.
Fëmijët në Japoni janë më të pavarurit. Ata udhëtojnë vetëm për të shkuar në shkollë, pastrojnë klasat e tyre, marrin drekën me vete. Në shkollë nuk ka mensë, ndaj ata duhet të jenë “të zotë të vetes”. Kështu mësohen të marrin përgjegjësitë e tyre, ndaj edhe konsiderohen si populli më i kulturuar në botë. Pastrojnë gjithmonë vetë vendin ku kanë qëndruar. Mesa duket kjo mësohet që në fëmijëri, në edukimin e hershëm.
Torino ka shkollën më të vogël në botë me vetëm një nxënës.
Fëmijët në Finlandë nuk fillojnë shkollën pa bërë 7 vjeç.
Irani është vendi ku vajzat dhe djemtë shkollohen veçmas deri kur duhet të fillojnë studimet universitare.
Në Kenia, nuk është e detyrueshme që fëmijët të shkojnë në shkollë, por ata kryesisht shkojnë.
Në Brazil, ngrënia me familjen është një pjesë e rëndësishme e kulturës, kjo është arsyeja pse shkollat fillojnë në orën 7 të mëngjesit dhe mbarojnë në mesditë, në mënyrë që fëmijët të hanë drekë me prindërit e tyre.
Shkolla më e lartë në botë ndodhet në Phumachangtang, Tibet, në një lartësi prej 5.373 metra mbi nivelin e detit.
P. Shtini
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.