Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

“Eneida”, botohet versioni për lexuesit e vegjël

Sapo është hedhur në treg “Eneida-treguar fëmijëve” i autores Rosa Navarro Duran. Ky është botimi më i ri që i dedikohet lexuesve të vegjël, dalë nga Shtëpia Botuese Albas.

Botohet versioni më i ri i veprës epike “Eneida”, posaçërisht për lexuesit e vegjël. Libri i autores spanjolle, Rosa Navarro Duran, është përkthyer nga Viola Dona, ndërsa ai vjen nga Shtëpia Botuese Albas. “Eneida-treguar fëmijëve”, është vepër epike latine, e shkruar rreth viteve 29-19 p.e.s., nga poeti romak,Virgjili. Ajo i përket epokës së poemave homerike. Në të rrëfehet historia legjendare e princit trojan, Enea. Ai ishte i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe i perëndeshës Venus (Afërdita). Pas rënies së Trojës, perënditë kishin përcaktuar fatin e tij dhe ai duhej të themelonte një qytet të ri tokën e latinëve. Enea ndërmori një udhëtim plot peripeci drejt Italisë, ku u bë dhe paraardhësi i romakëve. Enea ishte i njohur tashmë me legjendën dhe mitin greko-romak, duke qenë personazh i Iliadës. Eneida konsiderohet gjerësisht si një nga veprat më të mëdha të letërsisë latine.

N. A. B

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Si të përdorni Drobox-in për arkivimin e materialeve dhe fotove tuaja

Next Article

Si të bëjmë mozaikë prej letre

Related Posts
më shumë

Sa lexojnë mësimdhënësit?

Diplomimi është vetëm një çelës që hap vetëm një dritare të jetës individuale dhe shoqërore, por se ç’na…

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481