Pyetja e adoleshentit: Ka ca kohë që ndihem e trishtuar, pa një motiv të caktuar. Çfarë po më ndodh?
Përgjigjen specilistët.
Mungesa e humorit është normale në periudha ndryshimesh, por në adoleshencë ndihet më shumë. Studimet e kryera kanë treguar që 4 në 10 adoleshentë ndihen të trishtuar dhe fillojnë të largohen nga të gjithë dhe nga gjithçka.
Kur herë pas here ndihesh i/e trishtuar, mos u shqetëso: shmang qëndrimin në shtëpi dhe merru me një aktivitet që të ndihmon të largosh mendjen nga shqetësimi yt.
Nëse kjo situatë zgjat më shumë se një javë, është mirë të flasësh për këtë me prindërit e tu, sepse ka të ngjarë që ky të jetë fillimi i një depresioni të lehtë, veçanërisht nëse kjo gjendje shpirtërore i bashkangjitet edhe mungesa e interesit për aktivitetet që të pëlqen të bësh, vlerësimi për veten, trishtimi i thellë dhe ndryshimi i mënyrave të të ushqyerit, si dhe i regjimit të fjetjes.
(Marrë nga libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS)
©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.