Duhet një shkollë për të ngritur një fshat

Uria është problemi më i madh me të cilin përballet njerëzimi sot. Çdo vit, uria vret më shumë njerëz sesa SIDA, tuberkulozi dhe malaria së bashku! Ne mund ta zgjidhim urinë me ekuacionin e duhur: Arsimim + Ushqim në shkollë = Zero uri për miliona fëmijë.

Miliona prindër shpenzojnë shuma të mëdha gjatë sezonit vjetor të blerjeve për fillimin e shkollës. Midis fletoreve dhe çantave të shpinës, telefonëve e veshjeve, ne e dimë se sa shpejt mund të shtohen kostot. 

Por, të mos harrojmë miliona fëmijë në mbarë botën të cilëve u mungon një nga furnizimet më të rëndësishme për të shkuar në shkollë: ushqimi. Pa ushqimin e duhur, nxënësit nuk mund të përqendrohen, nuk mund të mësojnë dhe nuk mund të rriten të fortë dhe të shëndetshëm.

Në vitin 2013 u konstatua se një familje mesatare amerikane shpenzon 669,28$ për furnizimet për në shkollë, sipas Federatës Kombëtare të Shitjes me Pakicë. Kjo është 26.5 miliardë dollarë në mbarë vendin.

Nëse amerikanët do të dhuronin vetëm 1/10 e 1% të kësaj shume për të ushqyer fëmijët e uritur – ose 6 cent për familje – SHBA-ja do të mund të ushqente 104 milionë fëmijë në mbarë botën.

Në një shkollë të lagjes së varfër Kibera, nxënësit e shkollës, djem dhe vajza, ëndërrojnë si çdo fëmijë në mbarë globin. Ata flasin për t’u bërë mjekë, mësues, shkrimtarë dhe artistë. Ata pyesin për SHBA-në dhe për ëndrrat e tyre për ta vizituar një ditë. Me dyshemenë e papastër dhe çatinë prej teneqeje, kjo shkollë duket më shumë si një kasolle sesa një vend ku fëmijët të kultivojnë mendjet e uritura. Por për nxënësit, shkolla jo vetëm që përfaqëson një mundësi për të dalë nga varfëria ekstreme e lagjes së varfër, por është gjithashtu i vetmi vend ku ata mund të mbështeten në një vakt të qëndrueshëm.

Të ushqyer nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP), këta nxënës nuk duhet të shqetësohen më për të ushqyer veten. Në vend të kësaj, ata mund të fokusohen në të ardhmen e tyre.

Me një kosto prej 25 centësh secila, vaktet e shkollës janë një nga investimet më të përballueshme që bota mund të bëjë në të ardhmen e saj kolektive. Është gjithashtu një nga më të zgjuarat. WFP vlerëson se çdo dollar i investuar në ushqimet shkollore jep 3 dollarë në kthim ekonomik.

Vaktet e shkollës nuk ndihmojnë vetëm fëmijët e uritur. Ato përmirësojnë jetën e të gjitha familjeve dhe komuniteteve duke rritur shkallën e shkollimit dhe diplomimit. Vaktet e shkollës inkurajojnë prindërit që t’i mbajnë fëmijët e tyre në klasë duke lehtësuar barrën e vendosjes së ushqimit në tryezë. Në vendet në zhvillim si Somalia, ushqimet në shkollë përmirësojnë barazinë gjinore duke ndihmuar në ushqyerjen e vajzave që përndryshe do të detyroheshin të martoheshin ose fuqinë punëtore për të ushqyer veten. Kur këto vakte përgatiten duke përdorur ushqime të kultivuara në po atë vend, ushqimet e shkollës krijojnë një treg të besueshëm për fermerët e vegjël dhe nxisin ekonomitë lokale.

Ndërsa amerikanët anembanë vendit nisin blerjet e tyre për fillimin e shkollës, mbani mend miliona djem dhe vajza anembanë botës që nuk mund të mësojnë me stomakun bosh; komunitetet që nuk mund të lulëzojnë pa fëmijë të arsimuar.

Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i uritur dhe çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë të mësojë. Mirëqenia e të gjitha kombeve—në të vërtetë e gjithë botës—fillon me ushqimin dhe edukimin e mirë. Në fund të fundit, ushqimi është një element themelor i jetës.

Uria është problemi më i madh me të cilin përballet njerëzimi sot. Çdo vit, uria vret më shumë njerëz sesa SIDA, tuberkulozi dhe malaria së bashku. Por është gjithashtu e zgjidhshme—dhe sigurimi i vakteve shkollore është një nga zgjidhjet më efektive.

Ne mund ta zgjidhim urinë me ekuacionin e duhur: Arsimim + Ushqim në shkollë = Zero uri për miliona fëmijë.

Nga Hunter Biden, Kryetar i Bordit të Programit Botëror të Ushqimit në SHBA & Rick Leach, President dhe CEO i Programit Botëror të Ushqimit në SHBA

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Teste të ndërmjetme për Arsimin Fillor, periudha I, viti shkollor 2021-2022

Next Article

Shkolla fillore komunale “Përparimi", e vetmja në Maqedoni që ka lidhur mobilitet me një shkollë në ishujt Karaibe

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427