Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Drita Popaj zgjidhet mësuesja më e mirë e shkollës “Liria” në Fortesë të Rahovecit

Drita Popaj është zgjedhur mësuesja më e mirë e shkollës “Liria” në Fortesë të Rahovecit. Ajo, sipas njoftimit të shkollës, i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga MASHTI, për nominimin e mësimdhënësit më të dalluar për nder të 7 marsit “Dita e Mësuesit”për vitin shkollor 2022/2023.

“Mësuesja Dritë, do ta përfaqësojë shkollën dhe komunën tonë në nivel të Kosovës dhe është kandidate e denjë për çmimin tradicional ‘Shaban Jashari’”, kështu kanë njoftuar në faqen e shkollës “Liria” në Fortesë të Rahovecit, për përzgjedhjen e mësueses më të mirë Drita Popaj, e cila i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga MASHTI për nominimin e mësimdhënësit më të dalluar për nder të 7 marsit “Dita e Mësuesit”për vitin shkollor 2022/2023. 

Njoftimi i shkollës:

“Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë.

Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.”

/Sami Frashëri/

Shkolla jonë çdoherë e më shumë po krenohet me punën e palodhshme dhe përkushtimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve tanë. 

Në vitin e kaluar shkollor, arritëm një rezultat të jashtëzakonshëm me marrjen e çmimit vjetor “Shaban Jashari”, i cili ndahet çdo vit nga MASHTI për nder të 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, çmim ky që u fitua nga mësimdhënësja jonë, Meritë Xh Gashi.

Edhe në këtë vit shkollor, duke iu referuar Kërkesës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për nominimin e mësimdhënësit më të dalluar për nder të 7 marsit “Dita e Mësuesit” për vitin shkollor 2022/2023, shkolla jonë ka përzgjedhur mësimdhënësen e Gjuhës shqipe, Drita Popaj.

Përzgjedhja u bë nga Këshilli i Arsimtarëve.

Pas këtyre procedurave, mësimdhënësja jonë u përzgjodh nga Drejtoria Komunale e Arsimit si mësimdhënësja më e dalluar në komunën e Rahovecit, duke pasur parasysh që i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga MASHTI. 

Mësuesja Dritë, do ta përfaqësojë shkollën dhe komunën tonë në nivel të Kosovës dhe është kandidate e denjë për çmimin tradicional 

 “Shaban Jashari”.

Në emër të drejtorit të shkollës, stafit arsimor dhe nxënësve, i urojmë suksese të mëtutjeshme mësimdhënëses sonë!

Me respekt: Drejtori i shkollës, Elhami Zhuniqi!

© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
3 comments
  1. Pingback: EndoliftX
  2. Pingback: switching
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Bullizmi kibernetik, pyetjet që mund t’ia drejtoni fëmijës tuaj nëse ju vëreni ndryshime në sjellje

Next Article

Zbulohet gjeni i ri përgjegjës për autizmin: “Kërkimet janë shpresë për familjet”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481