Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Dita Ndërkombëtare e Romëve, vogëlushët e “28 Nëntorit” kolazh për bashkëmoshatarët që e festojnë

Nxënësit e klasës së 2-të B, të shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori” në Tiranë, me mbështetjen e mësueses Ardiana Prendushi kanë krrijuar një kolazh mesazhesh në video për të githë bashkëmoshatarët e tyre që festojnë këtë ditë, edhe pse në kushte vetizolimi.

Duke u njohur më nga afer me fëmijët romë dhe me mënyrat e tyre të perceptimit të botës, me vuajtjet e tyre, si rrjedhojë e diskriminimit, mësuesja Ardiana Prendushi është bërë pjesë e shumë projekteve të suksesshme që janë zbatuar në shkollë, por edhe në qendrën “Don Bosko” me të cilën ajo bashkëpunon dhe veçanërisht përditëson punën në këtë drejtim.

“Falë qasjeve të tilla si mbështetja emocionale, ekonomike dhe rritja e potencialit të shkollimit, fëmijëve romë po u jepet një mundësi, mundësi që jeta e tyre të bëhet e jashtëzakonshme, me të gjitha të drejtat e çdo fëmije të kësaj bote!”, kështu është shprehur mësuesja Ardiana, teksa na ka kontaktuar për të prezantuar këtë herë një punë të realizuar bashkë me nxënësit e saj të klasës 2-të B, të shkollës “28 Nëntori” Tiranë, me rastin e Ditës Botërore të Romëve, e cila shënohet më datën 8 prill të çdo viti. 

Video përmban mesazhe shumë domethënëse nga vogëlushët të cilët ja dedikojnë bashkëmoshatarëve të tyre romë. Për më tepër ju ftojmë ta shihni mëposhtë. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Cili është Coronavirusi i personave me aftësi ndryshe?

Next Article

Letra e sinqertë e një nxënëseje për mësuesit, ku dashuria e mirënjohja burojnë nga çdo fjalë!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481