“Gjuha shqipe është thesari ynë i përbashkët. Ta promovojmë atë brez pas brezi”, ky ka qenë mesazhi ndërgjegjësues që ka dhënë këtë mëngjes Ministrja e MASR, Evis Kushi, me rastin e 21 shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.
21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës.
Në këtë kuadër, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka uruar nëpërmjet rrjeteve të saj sociale këtë ditë shënuar, duke e shoqëruar me një mesazh ndërgjegjësues:”Gjuha shqipe është thesari ynë i përbashkët. Prandaj ta duam, ta mbrojmë dhe ta promovojmë atë së bashku brez pas brezi!” – shprehet ajo.
Qëllimi i kësaj dite është të vlerësojmë gjuhën si një mjet të rëndësishëm për zhvillimin, sigurimin e diversitetit dhe dialogut ndërkulturor, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e cilësisë në arsim për të gjithë, duke krijuar njëkohësisht shoqëri gjithëpërfshirëse.
Publikim N. Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.