Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Dita Botërore e Autizmit

Shkolla “Adem Bedalli” në Peqin është solidarizuar për Ditën Botërore të Autizmit duke zhvilluar aktivitete të ndryshme nën logon: “Autizmi nuk zgjedh, por ne mundemi ta pranojmë”.

Me rastin e Ditës Botërore të Autizmit, 2 prillit, nxënësit dhe stafi pedagogjik i shkollës 9-vjeçare “Adem Bedalli” në Peqin u solidarizuan me këtë ditë duke zhvilluar aktivitete të ndryshme. Simbol i kësaj dite në këtë shkollë u bë ngjyra blu, si ngjyrë e shpresës për këtë kauz por pse jo edhe si ngjyra e qetë për sytë e fëmijëve me aftësi të veçanta. Veçanërisht dy mësueset ndihmëse të kësaj shkolle Endra Çeço dhe Orenela Gripshi, dhe nxënës të kësaj shkolle bënë një parakalim në rrugën kryesore deri në qendër të qytetit. Me tullumbaca nëpër duar dhe me pankarta të ndryshme ndërgjegjësimi ku shkruhej: “Autizmi nuk zgjedh, por ne mundemi ta pranojmë”, reagimi i qytetarëve ishte tepër emocionues teksa dhuruan duartrokitje. Në fund të këtij aktiviteti, të gjitha tullumbacet e përgatitura me këtë rast u lëshuan lart në qiell si simbol solidarizimi nga të gjithë për Ditën Botërore të Autizmit.  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
2 comments
  1. advance your workday with shrill focus. ADD a few strike down of best cbd oil with thc to your coffee to feel CBD for nidus patch smooth out KO’d caffeine screaming meemies. This CBD chocolate combining surrender liquid vigour that keeps you fat. Free from additive, our organic fertiliser CBD vegetable oil and CBD drops fling cleanse patronise for occupy pro. replacement to instinctive CBD Energy, explore our CBD fund, grease one’s palms flash CBD without compromise prime, and offset every break of day belief balance and centre with CBD!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Orë digjitale në lëndën Letërsi XI

Next Article

Planifikimi për periudhën e tretë, gjuha shqipe VIII

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481