Personat që vuajnë kanë nivel të ulët vetëvlerësimi, kërkojnë përsosmërinë, kërkojnë shumë nga vetja, si dhe janë të prirë për reagime impulsive. Në rastin e vajzave, të ngrënët e tepërt ndodh shpesh gjatë sindromës paramenstruale.
Pyetja e adoleshentes: Kur jam nervoze filloj të ha pa pushim. Mund të jetë një ngrënie kompulsive (e sëmurë)?
Përgjigjen specialistët:
Sjellja kompulsive (maniake) zakonisht vjen si pasojë e ndonjë përvoje apo emocioni negativ që shkakton ankth, i cili mund të qetësohet vetëm me të ngrënë, veçanërisht karbohidrate.
Megjithëse shkaqet që e prodhojnë nuk njihen ende, është vënë re që më shumë se 50% e pacientëve shfaqin simptoma depresive. Personat që vuajnë kanë nivel të ulët vetëvlerësimi, kërkojnë përsosmërinë, kërkojnë shumë nga vetja, si dhe janë të prirë për reagime impulsive. Në rastin e vajzave, të ngrënët e tepërt ndodh shpesh gjatë sindromës paramenstruale. Është mirë t’i drejtohesh një specialisti për të përballuar problemin e ankthit.
Zakone të një ngrënësi të sëmurë (kompulsiv)
- Të ngrënët me shpejtësi.
- Pas ngrënies një ndjenjë e sikletshme ngopjeje.
- Gëlltitje e ushqimit në sasi të madhe, pa qenë i uritur.
- Ngrënie pa asnjë orar të caktuar, ndjenjë neverie pas të ngrënit, ndjenjë stresi dhe të ndierit fajtor.
( Marrë nga libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS )
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.