“Dhuro një libër për fëmijë”, qytetarët i bashkohen nismës

Iniciativës “Dhuro një Libër për Fëmijë” iu bashkuan shumë qytetarë të Shkodrës. Pjesa më e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte leximi i librave përpara fëmijëve.

EKO Mendje në Ditën Botërore të Librit, organizoi një aktivitet për të krijuar bibliotekën e Shtëpisë së Fëmijëve Parashkollorë në Shkodër.

Iniciativës “Dhuro një Libër për Fëmijë” iu bashkuan shumë qytetarë të Shkodrës. Pjesa më e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte leximi i librave përpara fëmijëve. Pjesëmarrësit lexuan fragmente të shkëputura nga librat dhe dhanë mesazhin se sa i rëndësishëm është libri për ne.

Po kështu u prezantua edhe “Shpiza e Librit për Fëmijë” ku një herë në javë anëtarët e EKO Mendje-s, familjarë apo persona të ndryshëm do të vizitojnë shtëpinë e fëmijëve dhe do t’iu lexojnë libra. Kjo nismë u mor më qëllim që tek fëmijët të krijohet kultura e të lexuarit, por edhe fëmijët të kuptojnë që nuk janë vetëm, pranë vetes ka shumë njerëz që i duan.

EKO Mendje synon që kjo shtëpi të kthehet në një qendër të vogël kulture ku do të zhvillohen shumë aktivitete.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Nëntë në dhjetë gra nuk e dinë masën e gjoksit të tyre!

Next Article

Nxënësit e klasës së gjashtë vizitë në Kalanë e Tiranës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427