Ju prezantojmë me detyrat, normat, rolin, përgjegjësitë, përzgjedhjen e mësuesit mentor, pra ai që udhëheq mësuesit e praktikës profesionale.
Kriteret për mentor
1. Mentori duhet:
a. të ketë fituar kategorinë e dytë të kualifikimit të mësuesve në lëndën përkatëse dhe të jetë vlerësuar me të paktën (Mirë) në provimin e kualifikimit, nëse e ka dhënë këtë provim;
b. të ketë certifikatën e mentorit, nëse është mundësuar ky certifikim;
c. të jetë vlerësuar me të paktën “Mirë” në programet e akredituara të trajnimit, nëse ka marrë pjesë në to;
d. të ketë rezultate të larta e të qëndrueshme të nxënësve të tij, në Provimet e Maturës, nëse lënda përfshihet në provim;
e. të ketë performancë të lartë në miniteste të orës mësimore dhe të kapitullit;
f. të jetë aktivizuar në projekte të ndryshme të DAR/ZA-së e më gjerë, nëse i është dhënë kjo mundësi;
g. përparësi kanë mësuesit që zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj europiane.
2. Mentori njeh mirë legjislacionin arsimor që ka të bëjë drejtpërdrejt me veprimtarinë e mësuesit.
3. Mentori dallohet ndër mësuesit për:
a. ide novatore, mësimdhënie interaktive dhe për aftësi krijuese profesionale;
b. qëndrimin etik me nxënësit, kolegët dhe prindërit;
c. korrektesë në kryerjen e detyrave si anëtar i personelit të institucionit arsimor;
d. gatishmërinë për të bashkëpunuar me kolegët;
e. aftësi komunikuese me praktikantët e rinj;
f. aftësi profesionale të transmetimit të saktë dhe të qartë të informacionit shkencor dhe didaktik tek praktikantët.
Roli i mentorit
Mentori ndihmon praktikantin të kryejë me sukses praktikën profesionale nëpërmjet:
1. zhvillimit të aftësive dhe shprehive të praktikantit përmes vëzhgimeve, këshillimeve, rekomandimeve, komenteve dhe aktiviteteve të ndryshme për të lehtësuar certifikimin e tij;
2. krijimit të mundësive për praktikantin, në zbatimin e metodave bashkëkohore dhe interaktive në mësimdhënie;
3. përdorimit të mjeteve të ndryshme zhvillimore për praktikantin si: detyra, pjesëmarrje në grupe pune, trajnime afatshkurtra, këshillime karriere personale etj.;
4. zhvillimit të detyrave sfiduese nga ana e praktikantit për të zgjeruar njohuritë e tij profesionale;
5. mbikëqyrjes së vazhdueshme të performancës së praktikantit sipas instrumenteve të përcaktuara në këtë Rregullore;
6. sigurimit për praktikantin, të informacionit të nevojshëm për sistemin arsimor shqiptar, duke i rekomanduar atij literaturë bashkëkohore;
7. motivimit të praktikantit për të synuar nivele të larta të performancës.
Përgjegjësitë e mentorit
Mentori ka përgjegjësi:
1. për ecurinë e praktikës profesionale të praktikantit dhe për rezultatet e tij në përfundim të saj;
2. të njohë praktikantin me këtë Rregullore dhe me formatin e vlerësimit të praktikantit nga mentori;
3. të hartojë, në bashkëpunim me praktikantin, planin mujor të orëve të vëzhgimit nga praktikanti dhe orët e planifikuara si mësues ndihmës (klasat dhe datat);
4. të zhvillojë seanca bashkëbisedimi dhe këshillimi me praktikantin;
5. të mbajë planin ditor të mentorit ku përshkruan veprimtarinë e tij si mentor në orët e vëzhgimit dhe të shënojë konstatimet dhe këshillat kryesore për seancat këshilluese;
6. të plotësojë vlerësimin e praktikantit për çdo orë vëzhgimi të planifikuar;
7. të ndihmojë praktikantin që të përgatisë portofolin që duhet të dorëzojë në përfundim të praktikës;
8. të përgatisë raportin e vlerësimit, në përfundim të veprimtarisë së praktikantit.
Norma e mentorit
1. Norma e mentorit për mentorimin e një praktikanti është sa 1/4 e normës së mësuesit përkatës. Kjo normë ndahet në: 2/3 për orët e vëzhgimit dhe 1/3 për orët këshilluese.
2. Një mentor mbulon 1- 4 praktikantë. Kur mentori mbulon më pak se 4 praktikantë, e plotëson normën e tij si mësues, duke dhënë mësim.
3. Mentori për klasat 1-5 është mësuesi i klasës dhe qëndron në klasë, kur praktikanti jep mësim.
4. Mentori i klasave 6-13 vëzhgon praktikantin gjatë dhënies së mësimit, i cili planifikohet në klasa të ndryshme.
Përzgjedhja e mentorëve
DAR/ZA përzgjedh mentorët të cilët do të kryejnë detyrën e mentorit.
(Burimi: Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë)
P. Shtini
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
937825 209455I was recommended this internet internet site by my cousin. Im not sure whether this post is written by him as nobody else know such detailed about my trouble. Youre remarkable! Thanks! 171937
542330 511819Its hard to discover knowledgeable folks on this subject even so you sound like you know what you are talking about! Thanks 481008