“Detyra” që nxënësit e ruajtën si një thesar!

Një ditë, një mësuese e matematikës nga Minnesota përgatiti për nxënësit e saj një detyrë shumë interesante. Mësuesja u tha nxënësve të shkruajnë në letër emrat e nxënësve të klasës, më pas krahas secilit emër tëshkruajnë karakteristikat pozitive të shokut / shoqes së tyre.

Në fund të orës së mësimit mësuesja mblodhi të gjitha fletët dhe falënderoi nxënësit për angazhimin e tyre. Ishte e premte, kështu që mësuesja gjithë fundjavën e shfrytëzoi për të klasifikuar informacionin e marrë. Ajo e kishte të qartë se çfarë do të bënte.

Kështu, mori letra të pastra dhe shkroi emrat e nxënësve në fletë të veçanta për secilin. Lexonte dhe krahas secilit emërs hkruante të gjithë “gjërat e mira” që nxënësit kishin thënë për njëri-tjetrin.

Të hënën në mëngjes mësuesja i dha secilit nxënës një letër me karakteristikat e tij pozitive. Nxënësit ishin aq të entuziazmuar saqë klasa u mbush me pëshpërimat e tyre: “A është shkruar për mua kjo letër?”, “Nuk e dija që dikush më donte aq shumë” …

Ata nuk i diskutuan rezultatet me mësuesen, por ajo ia arriti qëllimit dhe tani nxënësit kishin besim në vetvete.

Disa vite më vonë, njëri nga ata nxënës, Mark Eklud, u vra në Vietnam. Varrimi u bë në Minnesota, kështu që shumica e shokëve të klasës dhe mësuesja morën pjesë në varrimin e tij. Pas ceremonisë mortore, babai i Mark Eklud iu afrua mësuese dhe i tha: “Dua të të tregoj diçka. Këtë e gjetëm tek gjërat e birit tim, më saktësisht në kuletën e tij. A e dini se çfarë është?”. Ai i dorëzoi mësueses një copë letër. Ishte lista e gjërave të mira të Markut të cilat ia kishin shkruar shokët e tij para shumë vitesh.

“Faleminderit shumë për këtë që ke bërë. Biri ynë e ruajti këtë letër si një thesar’, tha nëna e Markut.

Më pas ndodhi një gjë e papritur. Shokët e klasës së Markut filluan t’i nxjerrin një nga një listat e tyre. Shumica e tyre i kishin mbajtur me vete gjithmonë në kuletë. Disa nga ata i kishin vendosur nëpër albume të fotove. Njëri prej tyre tha: “Mendoj se të gjithë i kemi ruajtur ato lista sepse nuk mund të hidhet një gjë aq e vlefshme”.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Letër prindërve të nxënësve

Next Article

Paradokse pedagogjike të punës mësimore edukative

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427