Datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2020-2021

Ministria e Arsimit ka publikuar prej disa muajsh datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2020-2021. Por ne po i risjellim edhe një herë në vëmendjen tuaj. 

Lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore 2021 për arsimin e mesëm të lartë do të jenë:

– Lëndët e detyruara – Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj

– Provimi i lëndës me zgjedhje

Programet orientuese për lëndët e detyruara mbështeten vetëm në kurrikulën bërthamë, ndërsa programi orientues i lëndës me zgjedhje mbështetet në lëndën bërthamë dhe atë me zgjedhje. 

Datat për provimet e Maturës Shtetërore janë këto:

Gjuhë e huaj – 03 qershor 2021

Gjuhë shqipe dhe Letërsi – 07 qershor 2021

Matematikë – 11 qershor 2021

Provimi me zgjedhje – 15 qershor 2021

Rezultatet e provimeve do të publikohen deri në datën 30 qershor, ndërkohë diplomat do të fillojnë të shpërndahen në datën 15 korrik. 

Udhëzimin e plotë e lexoni këtu.

Ministria Arsimit, Sportit dhe Rinisë

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 518072 777821If your real pals know you as your nickname, use that nickname as your first name online. When you first friend someone, focus on generating a private comment that weaves connection. 181488

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ministrja Kushi takon rektorët e universiteteve: Projekte dhe më shumë angazhim për mbylljen me sukses të vitit akademik

Next Article

Veprat letrare, autorët e huaj dhe shqiptarë që janë pjesë e programit të MSH 2021

Related Posts
;