Përpara nisjes së vitit të ri shkollor prindërit dhe fëmijët bëjnë shumë përgatitje, që nga librat dhe mjetet mësimore, rinovimi i gardërobës, çantës etj.
Të gjitha këto pothuajse kanë përfunduar në ditën e parë të shkollës, e nëse jo, në javën e parë të shkollës me siguri përfundojnë.
Ajo çka mbetet një “punë” që duhet bërë çdo ditë, është ushqimi që i përgatisim fëmijës dhe i japim me vete në shkollë. Edhe kjo kërkon kohën e saj. Në nxitim e sipër, duke mos gjetur kohë për të përgatitur diçka, nënat e zgjidhin duke vënë në çantën e fëmijë, ndonjë molto, patatinë apo diçka të ngjashme. Por është shumë e rëndësishme që ushqimi i fëmijës të jetë i lehtë, i shëndetshëm, i shijshëm dhe i ndryshëm nga dita në ditë.
Më poshtë ne po ju japim disa ide se çfarë mund t’i jepni fëmijës me vete në shkollë
Fruta
Fëmijës mund t’i jepni fruta me vete. Jo vetëm fruta të gatshme, si: mollë, dardhë, kumbull…, por edhe mund të përgatisni një miks frutash në shtëpi dhe fëmija të ketë mundësi të hajë pak nga të gjitha. Frutat janë të shëndetshme, të pasura me vitamina dhe minerale dhe nuk i largojnë oreksin fëmijës.
Ëmbëlsira
Fëmijët i duan ëmbëlsirat dhe nuk do të refuzonin ngrënien e një cope keku të bërë në shtëpi. Keku mund të përgatitet në darkë, nuk kërkon shumë kohë për t’u përgatitur dhe është një ushqim i shëndetshëm për fëmijët.
Të kripura, por jo me yndyrë
Por jo të gjithë fëmijëve u pëlqejnë të ëmblat. Ka fëmijë që u shijojnë më shumë të kripurat. Zgjidhja nuk është një copë pice. Bukë me djathë, të llojeve të ndryshme, do ishte një vakt i shëndetshëm për fëmijët në shkollë.
Buka duhet vlerësuar
Buka është një ushqim përherë i mirë. Fëmijët që në vegjëli e shijojnë atë pa e shoqëruar me asgjë, e pasi rriten pak, e marrin në dorë një fetë bukë më marmelatë. Kështu që edhe, nëna, kujdesuni që fëmijët të vijojnë të shijojnë këtë ushqim edhe në shkollë.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
479442 877756Im so happy to read this. This really is the type of manual that needs to be given and not the accidental misinformation thats at the other blogs. Appreciate your sharing this greatest doc. 990475
189854 261000Thank you, Ive recently been looking for information about this subject for ages and yours may be the greatest Ive identified out so far. But, what in regards towards the bottom line? Are you positive concerning the supply? 404879
524047 935294This really is the fitting blog for anybody who desires to find out about this subject. You notice a whole lot its nearly onerous to argue with you (not that I truly would wantHaHa). You undoubtedly put a brand new spin on a topic thats been written about for years. Good stuff, simply great! 725894
792324 906855very good goodthis post deserves almost absolutely nothing hahaha merely joking: S nice write-up: P 543086