Ç’është “sëmundja ngjitëse e puthjes”? Si të mbrohemi?

Pyetja e adoleshentit: Ç’është “sëmundja ngjitëse e puthjes” dhe ç’duhet të bëj për të mos u infektuar?

Përgjigjen specialistët:

Mononukleoza, e njohur si “sëmundja e puthjes”, quhet kështu, sepse transmetohet kryesisht nga pështyma. Është një lloj infeksioni që shkaktohet nga virusi Epstein-bar, i cili ka simptoma të ngjashme me ato të gripit, por me dy shenja identifikuese të dallueshme: inflamacion të gjëndrave të sqetullave, të fundbarkut, të grykëve ose të zonave të tjera të trupit, të shoqëruar me një ndjenjë të vazhdueshme lodhjeje.

Kjo sëmundje diagnostikohet nga një analizë gjaku. Një nga organet më të prekura janë gjendrat e pështymës. Kjo sëmundje është e shpeshtë tek adoleshentët, sepse merret kryesisht me anë të puthjes, si dhe nga tështimat apo çdo lloj kontakti me pështymën e infektuar.

Periudha e sëmundjes mund të zgjasë deri në gjashtë muaj. Trajtimi mjekësor bëhet për lehtësimin e simptomave (antitermik, analgjezik) por, mbi të gjitha, kjo sëmundje kërkon pushim.

Mënyra më e mirë për ta parandaluar, është shmangia e kontaktit me personin e infektuar. Në shumicën e rasteve kjo sëmundje nuk lë pasoja e as ndërlikime shëndetësore.

(Marrë nga libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje“, botuar nga ALBAS)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Nisma, lehtësim për nxënësit, mësuesit dhe prindërit

Next Article

Rruga e brezit tim drejt suksesit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427