Binjakëzimi ka të bëjë me pikëtakimin e synimeve, qëllimeve dhe vizioneve të përbashkëta. Pra është një proces që lind natyrshëm prej eksperiencash paralele.
Para se të arrijmë tek pesë hapat që bëjnë të mundur binjakëzimin mes shkollave duhet të shpjegojmë fjalë për fjalë vetë termin. Binjakëzimi në fakt ka të bëjë me pikëtakimin e synimeve, qëllimeve dhe vizioneve të përbashkëta. Pra është një proces që lind natyrshëm prej eksperiencash paralele.
Njohja e vazhdueshme
Të binjakëzosh dy shkolla është një arritje delikate pasi kërkon respekt reciprok të shkollave përsa i takon veprimeve edukative, kërkon njohjen e vazhdueshme mes tyre edhe pse mund t’i përkasin të njëjtit qytet apo kanë qëllime të përafërta.
Kurajo për të krijuar lidhje
Pavarësisht problematikave apo vështirësive në infractrukturë që mund të kenë njëra apo tjetra shkollë, mjafton që në radhë të parë të ekzistojë dëshira për bashkëpunim. Pra kërkohet të keni kurajo për të krijuar lidhje. Mos ecni pas iluzionit që “sa më pak të guxosh, aq më i qetë je”. E gjithë kjo na bën të harrojmë se nëse nuk ndryshojmë pak çdo ditë për mirë, do të jetë realiteti që do të dominojë dhe do të na ndryshojë për keq.
Përfshirja e kolegëve
Pasi bëhët propozimi mes shkollave për të arritur binjakëzimin, rol shumë të rëndësishëm luajnë vetë mësuesit mes tyre. Ata le të themi do të jenë motori i qëllimit. Ata duhet të shkëmbejnë eksperiencën e tyre didaktike.
Aftësia organizative dhe fantazia
Organizimi, oraret dhe pjesëmarrja. Është e nevojshme që të gjitha këto të merren në konsideratë. Patjetër që për aktivitetet të cilat do të ndërrmerren së bashku duhet t’i lihet pak hapësirë edhe fantazisë dhe kreativitetit.
Puna në skuadër
Puna në sukadër është ajo që e çon përpara gjithë procesin e nisur. Për një binjakëzim funksional mes shkollave është shumë e rëndësishme që të gjithë të bëhen pjesë e tij për secilin rol që mund të kenë.
Save the Children
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.