Në gjimnazin “Havzi Nela” Kukës u organizua një konkurs me moton: “Beteja e Trurit” (Battle of Brain) mes klasave të X-B dhe X-D në lëndën e gjuhës së huaj të parë (Anglisht) udhëhequr nga mësuesit e Anglishtes Bledar Gjana dhe Xhevahir Shaqiri.
Në gjimnazin “Havzi Nela” Kukës u organizua një konkurs me moton: “Beteja e Trurit” (Battle of Brain) mes klasave të X-B dhe X-D në lëndën e gjuhës së huaj të parë (Anglisht) udhëhequr nga mësuesit e Anglishtes Bledar Gjana dhe Xhevahir Shaqiri.
Ky konkurs u ndoq dhe nga mësues të tjerë të këshillit pedagogjik dhe departamentit të gjuhës së huaj pranë shkollës sonë dhe në fokus kishte kualifikimin e brendshëm të stafit të shkollës si një orë model (orë e hapur).
Ky konkurs në përmbajte kishte 5 aktivitete të ndryshme, lojëra mësimore që nxisnin të menduarit kritik dhe logjik.
- Aktiviteti i parë loja mësimore (Zbulo Piramidën) ku nxënësit duhet të zbulonin 5 fjalë bazuar në përkufizimet e dhëna. Fjala kyçe përbëhej nga 5 shkronja dhe pastaj po të heqim hap pas hapi nga një shkronjë ndërtohej piramida.
- Aktiviteti i dytë përmbante Tongue Twisters, sfida e fjalë shpejti ku nxënësit do duhet të përsërisnin fjali që përmbanin fonema të njëjta në secilën fjalë. Një aktiviteti tillë i nxit dhe shkathtëson nxënësit në shqiptimin e saktë të fjalëve.
- Aktiviteti i tretë (sfida për trurin) një aktivitet i ndërtuar mbi gjëegjëza në gjuhën e huaj (Riddles) aktivitet që nxit të menduarit logjik.
- Loja edukative / mësimorë (Board Game) tregon rrugën që konkurrentët duhet të ndjekin dhe shprehjet në anglisht që lojtarët duhet të prodhojë me gojë. Kjo lojë kishte një temë që kërkon nga nxënësit të riprodhuar lloje të caktuara të shprehjeve, në mënyrë që ata praktikojnë një shumëllojshmëri të fjalorit, strukturat gramatikore, dhe kuptimet funksionale të tyre.
- Aktiviteti i pestë: Koha për kuiz – It’s Quiz Time– How strong is your English vocabulary? Me anë të kuzit interaktiv – programi / formati i librit të digjitalizuar që aplikojmë në klasat e 10- sipas kurrikulës së re. Nxënësit duhet t’i përgjigjeshin saktë 10-pyetjeve në quiz. Një aktivitet mjaft argëtues, ndërkohë mësojnë disa fjalë të reja gjatë kësaj veprimtarie. Nxënësit testuan njohuritë e tyre të gjuhës angleze në fjalor dhe aspektet gramatikore të përvetësuara deri në këtë shkallë.
Vlerësimi:
Aktiviteti u përmbyll me shpalljen e grupit fitues bazuar në pikët e grumbulluara në secilin prej aktiviteteve dhe shpërndarjen e çmimeve stimuluese dhe certifikatave përkatëse.
Shkarkoni planin e orës së realizuar
(Xhevahir Shaqiri)
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.